Krahasim 1945-1971 me vitet 1990-2015

redaktor

Dërguar me email në

adresën e kryeredaktorit

 

E nderuar Dita. Shumë komentime pati për vargjet mbi Enver Hoxhën në numrin e 16 tetorit. Unë nuk jam ndonjë enverist, kam kritikat e mia për atë sistem. Por nëse dënojmë të gjithë njëzëri luftën e klasave, çfarë mund të thuhet për pjesën tjetër?

Bëni një krahasim me periudhën 1945-1971 kur në Shqipëri përfundoi elektrifikimi. Janë 26 vjet. Çfarë kishte ndërtuar shteti deri në atë kohë dhe çfarë ka bërë shteti nga 1990 e deri tani në 2015 pra sërish 25 vjet?!

E vërteta është e hidhur. Ka ndodhur shkatërrimi i të gjitha vlerave kombëtare, arsimi, shëndetësia, pa folur për të tjerat. 25 vjet vetëm shkatërrim dhe vazhdon akoma. Akoma nuk kanë përfunduar ish-pushtetarë dhe pushtetarë të vjedhin nga djersa e popullit, pra nga ajo që është ndërtuar në kohën e Enverit. Ai nuk mori gjë me vete, jua ka lënë juve o “politikanë të demokracisë”, vazhdoni batërdinë në të gjitha drejtimet e jetës njerëzore të shqiptarëve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *