KONSUMI / Shqiptarët ulin shpenzimet e përditshme për të paguar faturat e energjisë?

Saimir Lleshi

Motori i rritjes ekonomike prej 3% parashikuar në fillim të këtij viti do të ishte konsumi i brendshëm, sipas Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave.

Në fakt, që në atë kohë, treguesit e konsumit dhe gjithë faktorët që lidhen me të, si kredia për individë apo biznese, apo edhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen, nuk ishin aq shpresëdhënëse.

Për më tepër, rritja e dytë e taksave në janar pritej të rëndonte edhe më shumë te konsumi i qytetarëve.

Publikimi i fundit i Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT) për nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e dytë, konfirmoi prirjen rënëse të konsumit. Pas një rënie me 1.2%, në tremujorin e parë të vitit, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, shënoi edhe një tkurrje më të fortë në tremujorin e dytë, prej 3,16%.

Kjo është rënia e tretë radhazi, pasi edhe shpenzimet për konsum të tremujorit të fundit të vitit rezultojnë negative.

Edhe pse zyrtare, shifrat e konsumit janë parë në këndvështrime të ndryshme, nga institucione që marrin për bazë të dhënat e INSTAT-it.

Banka e Shqipërisë, e cila vijon të mbajë konsumin si faktorin kryesor të rritjes për këtë vit, pranoi shifrat e INSTAT-it për tremujorin e parë, madje tregoi arsyen e uljes së konsumit, që sipas saj, vinte nga shtrëngimi i familjeve për të paguar detyrimet e energjisë.

Qëndrim të kundërt ka Ministria e Financave. Dyshimet se aksioni kundër informalitetit po ul konsumin, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i ka hedhur poshtë, duke nënvizuar se edhe në fillim të vitit nuk ra konsumi por çmimet.

Sipërmarrësit konfirmojnë uljen e konsumit

Por çfarë thonë prodhuesit vendas, të cilët përballen çdo ditë me klientët?! Adi Haxhiymeri, sipërmarrës në industrinë e blojës dhe prodhimin e makaronave thotë se, në nëntëmujorin e këtij viti ka konstatuar një tkurrje prej 10% të shitjeve krahasuar me një vit më parë.

Ai përjashton mundësinë e zëvendësimit të pjesës së tij në treg, me importe apo prodhime të tjera vendase. Duke theksuar se prej kohësh industria po punon me kapacitete minimale, ai vë në dukje se ulja e konsumit ka ardhur kryesisht në dy muajt e fundit.

Uljet e shitjeve i raportojnë edhe disa nga prodhuesit kryesorë pranë Biznes Albania-s.

Prodhues të pijeve, prodhimeve të mishit, e brumërave, thonë se konsumi në treg është më i kufizuar. Perceptimi i tyre është se kjo ka ardhur si pasojë e reduktimit të të ardhurave në qarkullim. Ata theksojnë se ka një kufizim të shitjeve edhe në dy muajt e fundit.

Një paralajmërim i tillë rrezikon të na fusë në spiralen e padëshiruar të rënies pa kthim, nëse nuk ka një ndërhyrje të fortë. Ekonomistët që vlerësojnë si shumë të rëndësishme rritjen e investimeve, thonë se duhet pasur kujdes me të gjitha politikat që ndikojnë negativisht në konsum. /Monitor/

 

 

Share This Article
9 Comments
  • Ik o ed e boi ndonje pikture sales se shife sa ke me e shit se haqet e ketij mileti kane me i ngrene kalamojt e tu dhe gjithe pushtave qe e varferune ket popull.

  • SHUME MIRE BEJNE,

    TREGON SE DERI TANI KANE ABUZUAR E VJEDHUR ENERGJINE.

    KA QENE GABIM I RENDE, NGA I CILI PERFITOJNE DISA HAJDUTE DHE E VUAJNE 10-FISH NJEREZIT E NDERSHEM.

  • O POPULL,

    RAMA DUHET TE BEJE EKZAKTESISHT KETE GJE PER EKONOMINE

    “ASGJE”

    RAMA KA PUNE ME ZBATIMIN E LIGJIT DHE PER KETE PERGJIGJET.

    SIPERMARRJEN E LIRE E BEJNE PIKERISHT SIPERMARRESIT E LIRE.

    SA HERE NDERHYN QIVERRIA NE KETE SEKTOR, I SIGURT ESHTE VEC DESHTIMI.

    • Gabim!!! Qeveria krijon kushte per zhvillimin e ekonomise duke nxitur dhe subvencionuar konsumin dhe produktin vendas, duke krijuar kushte te favorshme invstimi nepermjet regjimit tatimor te favorshem….Sikurse qeveria krijon kushtet per zhvillimin e hapesirave te reja ekonomike per investime dhe punesim..dhe te gjitha keto behen me vullnet politik
      Nese qeveria do te bente “asgje” atehere jepe me mire me koncesion gjithe shtetin..
      Nejse, nuk di gje qe shkollat jane permiresuar, apo spitalet,rruget, sherbimet publike etj etj…

      • sa do presim, edhe nja dy vite te tjera…fshati qe duket nuk do kallauz…..e Rama duket qe nuk ka qabe nga ekonomia e aq me pak ministrat e tij , qe tu thuash medioker, e kane per nder…

  • Qeveria se ka marre seriozisht kete punen e ekonomise.Por nuk investove nuk mundesh kurre me fitu. Mendimi im Personal eshte se Rama dhe Ministri i Ekonomise nuk jane njerzit e duhur per kete, megjithate te presim edhe pak dhe te shohim rezultatet e Qeverise Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *