Qendra e Tiranës ishte mbyllur sot për automjetet, ndërsa u organizua dita e dytë pak makina, aktivitet i cili synon ndërgjegjësimin e njerëzve për të shmangur sa më shumë mjete të tilla.
Në skenë dalin biçikletat në ditë të tilla dhe ato nuk munguan as sot, mjete këto që nuk aspak ndotje për ambientin.
Megjithatë, Tirana ka fare pak korsi për biçikleta dhe në mes trafikut të rënduar të makinave është shumë e vështirë për të qarkulluar lirshmërisht.
Tirana është një nga kryeqytetet më të ndotura në Evropë, ndërsa cilësia e ajrit është larg standardeve të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, për këtë aktivitet përpara ish-hotel “Dajtit” janë ngritur çadrat për panairin me produkte bio të ardhura nga zonat periferike të Tiranës. /Dita/
