Sfida e Greqisë me pensionet

Dita

Greqisë i duhet të luftojë punën e padeklaruar, të krijojë vende të reja pune, unifikojë fondet e pensioneve dhe të kontributeve në mënyrë që të rigjallërojë sistemin e pensioneve.

Në këtë përfundim ka arritur një komitet i posaçëm që ka për qëllim të gjejë zgjidhje mbi efikasistetin e sistemit të kontributeve. Raporti që duhej të kalonte fillimisht në filtrin e Ministrisë së Punës ka kaluar direkt në parlament për shkak të protestave përballë ministrisë. Athinës i nevojitet domosdoshmërisht të kalojë ligjin e ri në mënyrë që të kualifikohet për pjesën e dytë të programit të shpëtimit prej 86 miliardë euro.

Greqia i ka premtuar kreditorëve ndërkombëtarë një reformim të plotë të skemës së pensioneve përpara fundit të këtij viti. Por, Alexis Tsipras dhe qeveria e tij po përballen me një presion të lartë publik për shkak të masave të tjera shtrënguese pas gjashtë vitesh në recesion. Përfundimet e raportit të ekspertëve janë alarmante.

“Situata aktuale është dramatike. Sistemi nuk është efikas dhe për më tepër tashmë ka humbur besueshmërinë për shkak të shkurtimeve që janë vendosur qysh më 2010”­ nënvizoi Athena Petroglou, presidentja e komitetit të posaçëm. Parlamentit i duhet të votojë ligjin që shtyn moshën e pensionit në 67 vjeç si dhe shkurtimin e pensionit me 10% për ata persona që ende nuk e kanë mbushur këtë moshë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *