Dalin në ankand fotot e ajsbergut “fajtor” për mbytjen e Titanikut

Ornela

Zbulimi i një fotografie dhe një mesazhi të një dëshmitari të përmbytjes tragjike të Titanikut është bërë publik së fundmi. Të dyja dokumentet historike kanë dalë në shitje.

Tragjedia ndodhi më 14 prill të 1912, edhe pse ende nuk kanë marrë fund enigmat në lidhje me anijen e famshme transatlantike. Një anije gjermane kaloi në vendin e ngjarjes tragjike mëngjesin e të nesërmes dhe M. Linoenewald bëri një fotografi të një ajsbergu të shoqëruar me një mesazh. Sipas mesazhit, në sipërfaqen e ajsbergut kishte gjurmë “qartësisht të dukshme” me ngjyrë të kuqe që mendohet se janë si rezultat i kontaktit me anijen”.

Kompania White Star Line, që zotëronte Titanik ka bërë publike këtë pamje së bashku me dokumentin e cituar dhe e ka nxjerr në ankand, i cili do të zhvillohet 24 dhjetorin e ardhshëm. Sipas vlerësimeve, çmimi i objekteve do të variojë nga 13.000 deri në 21.250 euro.

Më parë janë publikuar edhe foto të tjera të ngjashme që besoheshin se ishin të vërteta, megjithatë shumë ekspertë bien dakord se kjo foto e fundit e realizuar nga Linoenewald është e vërtetë, informon e përditshmja “Daily Mail”. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *