Mijëra njerëz janë mbledhur në protestën e Frontit Demokratik në Podgoricë duke i dhënë ultimatum Kryeministrit të Malit të Zi, Milo Djukanovic që të japë dorëheqje deri të shtunën e ardhshme dhe të marrë vendim për një qeveri kalimtare, shkruan Express.
Në të kundërtën, siç ka thënë lideri i FD-së Andrija Mandic, i gjithë Mali i Zi do të zhvendoset në Podgoricë. Disa incidente kanë ndodhur gjatë protestës, kur protestuesit e kanë gjuajtur me shishe dhe gurë policinë.
Në protestë sipas Gazetës Vijesti kanë marrë pjesë edhe persona të maskuar. Ndërkohë që tek Kuvendi i Malit të Zi ku është shënuar edhe incidenti më i madh, policia ka përdorur gazin lotsjellës. Gjatë tubimit, Mandic ka thënë se Kryeministri i Malit të Zi është larguar nga vendi me aeroplan në orën 18:30.

Kete rradhe duket se Beogradi i ka bere hesapet me mire, por ato ende nuk do te mund te marrin kontrollin e Malit te Zi!