Vizioni i ri për teatrin, probleme financiare dhe estetike

redaktor
Teatri Europian duhet të sjell një vizion të ri dhe të përballet me problemet kryesore të globalizimit. Liderët e institucioneve kryesore tearore në Europë vendosnë theksin në problemet më të mëdha me të cilat lufton sot arti i skenës. Në Asamblenë e Unionit Europian të Teatrove presidentja e konventës Dubravka Vrgoc tha se të gjithë teatrot duhet të gjejnë rrugën të mbijetojnë për të ecur përpara.

“Sot teatri, ashtu si shumë arte të tjera po përballen me problem jo të pakta sic është ai financiar pore de estetik. Në duhet të kërkojmë dhe gjejmë një model të ri në mënyrë që të ecim përpara”, tha Dubravka Vrgoc, Presidente e ETC.

Dramaturgu gjerman dhe drejtori i festivalit të Vizbaden Mnafred Beiharc përmendi presionin që ushtron ndaj artit të skenës komercializmi si dhe nevojën  për tu bashkuar politikave globale.

“Sot është e dosmosdoshme të shkëmbejmë eksperiencat me njëri-tjetrin. Në duhet të mbrojmë teatrin nga interesat komerçale të tregut të cilat gjithmonë e më shumë ushtrojnë presion. Asnjë formë e komercializimit nuk duhet të ndikojë ata që bëjnë teatër dhe duhet të krijojmë sëbashku një teatër të ri për audiencën. Kjo arrihet duke qëndruar afër politikave globale”, tha Manfred Beilharz- Instituti ndërkombëtar i Teatrove.

Asambleja e Konventës së Teatrit Europian  do të vazhdojë për dy ditë punimet në Tiranë ku do të diskutohen sfidat e teatrit dhe bashkëpunimet mes 40 teatrove anëtare të kësaj Konvente.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *