Një tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në Siri. Bëhet fjalë për Basri Sylejmanin nga Lagjja “Kodra e Trimave” në Prishtinë, i cili po luftonte përkrah ISIS-t në Siri.
Mësohet se ai është vrarë javën e kaluar gjatë bombardimeve të një kampi të këtij grupi. Familja e ka marrë vesh lajmin për vrasjen e tij.
Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë, për t’u bashkuar me forcat e ISIS në Siri. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në atje, ai është martuar edhe një herë. Sylejmani njihet si shok i ngushtë i Lavdrim Muhaxheri. /Dita/
