Qeveria pat premtuar shëndetësi falas, por të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se shërbimet spitale kanë pësuar rritje gjatë këtij viti, përkundër uljes gjatë vitit të shkuar.
Sipas INSTAT, rritja ka nisur që prej muajit maj e në vijim. Në një analizë të këtij institucioni publik, bëhet me dije se rritja e vjetore e mesatare e çmimeve në shërbimet spitalor rezultoi me 3.3% në shtator. Më herët në shtator të vitit 2014 rënia e çmimeve në shërbimet spitalore ishte mbi 8% në krahasim me vitin 2013.
Sipas të dhënave, nga tre grupet e shërbimeve të shëndetit, medikamentet kanë pësuar ulje, ndërsa janë rritur shërbimet parësore si dhe ato dentare. Kujtojmë se qeveria ka mundësuar futjen e barnave nga Serbia dhe vendet e tjera jashtë BE-së, çka standardet janë më të ulëta.
Dy vitet e fundit, tregu i privat i shërbimeve spitalore është zgjeruar dukshëm, me 9 operatorë, çka solli vitin e kaluar edhe uljen e çmimeve si pasojë e rritjes së konkurrencës. Por së fundmi shihet se çmimet kanë rinisur rritjen. /Dita/
