Braçe reagon për mollët e fermerëve korçarë: Askush nuk kërkon faturë

Saimir Lleshi
Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Erion Brace, duke folur gjate nje mbledhje te ketij komisoini, ku eshte diskutuar ne parim projektbuxheti i vitit 2015./r/n/r/nLwmaker Erion Brace, speaking during a Parliamentary economy and finance committe.

Deputeti socialist, Erion Braçe është po kaq i ashpër me fermerët e Korçës sa edhe me opozitën. Me anë të një reagimi për protestat e mungesës së shitjes së mollëve, Braçe thotë se atyre nuk u ka kërkuar askush kupon tatimor, ndryshe nga se pretendojnë fermerët.

“Është gënjeshtër! Askush, inspektor tatimesh jo e jo, Nuk i kërkon bujqve të shesin domate e mollë me kasë fiskale! Ju gënjejnë! Grumbulluesit, atij i kërkohet faturë, bujkut jo, asnjëherë!! Grumbulluesit i kërkohet faturë sepse me të grumbulluesi duhet te rimbursojë bujkun me 20% të vlerës se mallit të blerë prej tij. Domethënë, kur një bujk a blegtor i shet grumbulluesit 1000 lekë mollë a qumësht, merr prej tij 1200 lekë. Ketë grumbulluesi duhet ta bëj me faturë!”

“Për këtë; Bujku as vendos e shet me kasë, as paguan taksë, thjesht merr paratë, 20% më shumë se vlera e mallit që shiti dhe faturën që lëshon grumbulluesi. Kaq! As kasë e as taksa. Gënjeshtra është e trashe. Edhe kur thonë se tregtarët prej saj i drejtohen mallrave të huaj, gënjejnë. Edhe atje me fature i marrin”, sqaron deputeti Braçe. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *