Në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Zvicër, partia nacionaliste ka arritur rezultate domethënëse.
Partia në fjalë është kundër emigrantëve, Bashkimit Evropian dhe Islamit në Zvicër.
Nga rezultatet e zgjedhjeve, zviceranët kanë votuar më shumë për të djathtët, ndërsa të majtët ishin deri më tani në pushtet.
Rezultatet zyrtare të publikuara sot tregojnë se Partia Popullore e Zvicrës i ka fituar 29.4% të votave, që paraqet një rritje prej gati 3% në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, të mbajtura në vitin 2011, për Këshillin Kombëtar, që praktikisht është dhoma e ulët e parlamentit.
Partia Social Demokrate është renditur në vendin e dytë, praktikisht pa ndryshim nga zgjedhjet paraprake, duke fituar 18.8%, ndërsa Demokratët e Rinj, parti pro biznesit, ka fituar 16.4%. Dalja në zgjedhje ishte 48.4%. /Dita/
