Lirohen balerinat e shoqëruara dy ditë më parë

redaktor

Pas shoqërimit të bujshëm nga policia të balerinave serbe, rumune dhe shqiptare në disa lokale nate të Tiranës, me dyshimin se ushtronin prostitucion në këto ambiente, 22 vajzat janë liruar.

Burime nga blutë e kryeqytetit konfirmojnë se, pas verifikimeve të kryera ato janë lënë të lira pasi kanë qënë të pajisura me leje pune për të ushtruar profesionin e balerinës dhe striptistes në ambjetet ku blutë ushtruan kotroll të premten e kaluar.

Të njëtat burime sqarojnë se pavarësisht lënies së tyre të lirë vazhdojnë veprimet hetimore për të konfirmuar dyshimet se, në këto ambiente nën petkun e balerinave, ushtrohet prostitucion.

Aksioni u zhvillua fundjavën e kaluar ku u zbuluan dhe disa makina lojrash fati, tavolina pokeri, të gjitha të paliçensuara. Policia ka dyshime se në këto ambiente shiten lëndë narkotike. Në ditët në vijim priten kontrolle të tjera nga efektivët e policisë në disa zona të Tiranës.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *