Shtyhet “gjyqi belg” për Frrokun, avokatja këmbëngul për ekstradimin e deputetit

Dita

Seanca gjyqësore ndaj Mark Frrokut i njohur në Belgjikë si Besnik Morina është shtyrë pa afat, për shkak të mungesës së Frrokut.

Autoritetet belge kanë konfirmuar, se seanca e parashikuar për sot në Gjykatën e Nivelles u shty, për shkak të mosekstradimit të Frrokut  drejt Belgjikës.

Avokatja e të akuzuarit, Carine Coquelet ka bërë të ditur për ABC News, se çështja ndaj Frrokut, duket e koklavitur, duke qenë se autoritetet shqiptare nuk e kanë ekstraduar klientin e saj.

“Unë kam qenë në kontakt me avokatët e Mark Frrokut në Shqipëri. Më kanë venë në dijeni, se ai do të gjykohet në Shqipëri edhe për akuzat që rëndojnë mbi të në Belgjikë. Normalisht, një person nuk mund të gjykohet për të njëjtat akuza në dy shtete të ndryshme” -është shprehur avokatja e Mark Frrokut.

Burime për DITA bëjnë të ditur se momentalisht nuk mund të ekstradohet edhe në rast se Belgjika kërkon ekstradimin e tij.

Kjo pasi, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, mes dy shteteve Shqipëri-Belgjikë, nuk ka një marrëveshje ekstradimi të personave të dënuar nga dy drejtësitë respektive.

Share This Article
5 Comments
  • Ky kerkon tia mbathe si vellai vet.
    Ndaj i sajojne histori t tilla gkoja gjyq andej per kaq shume vitesh.
    Mire bejne qe nuk e ekstradojne.
    Dita qe do vendosin ta ekstradojne eshte dita kur pazari eshte kryer dhe ky palaco vrases do arratiset

  • Sa i dika bytha ksaj avokates.
    Sa ke mar nga leket e droges qe ka ber ky trafikanti deputet oj zonja avokate?
    Po edhe bufi e kupton qe po kerkoni me insistim nje menyre per ta nxjerre nga Shqiperia

  • Juristi me siper ka te drejte.
    Gazetat nuk japin gjithmone detaje por jam i bindur qe avokatja ka hapur nje proves ne Belgjike objektin e te cilit ne nuk e dime.
    Procesi qe ajo ka hapur atje me siguri nuk ka te beje direkt me vrasjen por duhet te jete nje gjyq procedurial anesor sa per te justifikuar ligjerisht nje ekatradim te mundshem.
    Eshte 100 perqind e sigurt qe nese lejohet ekstradimi ky zoteria ia mbath.
    Pa ditur gje per ate se cfare gjyqi ka kerkuar avokatja ne Belgjike ne si lexues nuk gjykojme dot nese keta dhelparake jane duke kerku gjykim real per vrasje apo alibi per te shkulur Frrokun nga Shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *