Dokumentari britanik, Ballist Morina: Mbaj pistoletë lodër

Dita

Media britanike “Copa 90” ka prezantuar përmes një dokumentari të shkurtër kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016 dhe takimet me Serbinë.

Protagonistë në këtë dokumentar 10 minutësh janë gazetarë të mediave të njohura për ngjarjen, kapiteni Lorik Cana dhe autori i dronit, Ballist Morina.

Dokumentari mban titullin “Armët, dromët dhe djegia e flamurit” dhe fillon starton me incidentin e 14 tetorit të kaluar në stadiumin e Beogradit.

Tek kjo pjesë futet sinkroni i Ballistit i cili pohon se nuk ka dashur të fyejë serbët me flamurin “Autokton” por të tregojë origjinën e shqiptarëve.

“Nëse ju dëshironi të jetoni këtu, serbët duhet të na respektojnë neve. Nuk kam dashur të provokoj asnjë incident, por ishte një revansh për Ivan Bogdanovin, që dogji flamurin shqiptar në Itali në vitin 2010, gjatë ndeshjes Itali – Serbi”- thekson Morina, i cili në këtë dokumentar tregon që mban një armë lodër, vetëm për sigurinë e tij.

 

Share This Article
2 Comments
  • ..agjent i serbeve…ignorant i klasit te pare…patriot ky …?…turpi i Botes…serbet e perdoren ….kur bertisnin vritni shqipetaret…e kishin humbur betejen me Europen moderne.. ..leshuan dronin …i dhane 350 euro Smailit dhe e ben hero…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *