FOTOT / Xhihadisti më i shkurtër se kallashnikovi

redaktor

Ai njihet si “El-Chihuahua” dhe është xhihadisti më i shkurtër. Arma që ai mban, një kallashnikov, është me e gjatë se shtati i tij.

Megjithatë përmasat e tij trupore nuk e kanë penguar atë t’i bashkohet luftës në Siri. “El-Chihuahua” është pjesë e grupit të lidhur me Al Kaedan, Jabhat al-Nusra, i cili është duke luftuar kundër regjimit të Asadit, njëkohësisht edhe ndaj Shtetit Islamik.

Fotot e postuara në internet tregojnë militantin e grupit terrorist me një armë kallashnikov, për të cilin nuk është e qartë se si ai arrin ta përdorë atë. Gjithashtu ai mban veshur një uniformë kamuflazhi dhe një rrip municionesh.

Fotot u postuan në “Twitter” nga Leith Abou Fadel, editor në gjuhën angleze në uebsajtin “Al-Masdar News”.

3 4 5

Share This Article
1 Comment
  • Ky eshte ai xhihadisti me emrin Arben , qe shkruan me germa shtypi dhe me allahu ekber ne fund te shkrimit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *