Kjo foshnjë shpëtoi për një fije…nga një çiklist

Saimir Lleshi

Kjo foto që shihni është origjinale por edhe aq tronditëse. Një çiklist i nervozuar ka goditur xhamin e një automjeti, pasi makina i ka zënë korsinë.

Me sa duket, problemi nuk është vetëm shqiptar. Siç edhe shihet, në automjet ndodhet një foshnjë vetëm 4 muajsh. Nëna e saj i bëri një foto incidentit dhe e hodhi në Facebook, duke deklaruar se nuk e dinte saktësisht se pse çiklisti e goditi xhamin e makinës, por shtoi se ai mund të mos kishte pasur shumë hapësirë për të qarkulluar.

Më vonë, gruaja shkroi në Facebook: “Çiklisti goditi makinën tonë me dorë në anën e pasagjerit”.

Postimi tërhoqi vëmendjen e 8 mijë personave, dhe të rreth 1 mijë komenteve.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Michigan. Fëmija ishte duke fjetur në momentin e incidentit. Policia ka nisur hetimet për rastin. /Dita/

 

bebi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *