Raporti për zgjedhjet, KiE debat për kandidatët e inkriminuar

Saimir Lleshi

Këshilli i Evropës pritet që të miratojë një raport për Shqipërinë lidhur me procesin zgjedhor të 21 qershorit.

Në këtë draft raport, konstatohet se background-i politik në të cilin u mbajtën zgjedhjet lokale të 2015 kishin dy çështje kryesore: reformën territoriale administrative të vitit 2014, dhe rastet e kandidatëve me rekorde kriminale.

“Reforma territoriale provokoi një debat të fortë sepse ndryshoi strukturën elektorale të vendit; opozita akuzoi qeverinë se u udhëhoq në këtë proces vetëm nga konsiderata elektorale. Regjistrimi i kandidatëve që dyshoheshin se kishin rekorde kriminale ishte gjithashtu një çështje e madhe ligjore dhe politike, por u bë shumë pak për implementimin konkret të reformës së dekriminalizimit”, thuhet në raport.

Ky është një ndër konkluzionet e raportit të Këshillit të Evropës për zgjedhjet e qershorit, i cili do të diskutohet në Asamblenë e Këshillit të Evropës nga datat 20-22 tetor.

 

Rekomandime

Kongresi sugjeron përmirësime të mëtejshme në lidhje me legjislacionin dhe për menaxhimin

Zgjedhor, duke ftuar autoritetet shqiptare për rishikim të modaliteteve të emërimit dhe të

shkarkimit të anëtarëve të organeve zgjedhore në të gjitha nivelet, në mënyrë që të arrihet depolitizimi dhe për të siguruar profesionalizmin e administratës zgjedhore.

Të përmirësohen dispozitat lidhur me kandidatët e pavarur dhe partitë që garojnë jashtë koalicionit për të siguruar një garim të barabartë për të gjitha ata që kanë për qëllim të kandidojnë për zgjedhje, në veçanti për sa i përket kërkesave për regjistrimin e kandidatëve dhe fondet publike.

Rregullimin e pranisë dhe të rolit të vëzhguesve partiake brenda dhe në afërsi të votimit për të siguruar fshehtësinë e votave dhe për të shmangur presionin mbi votuesit.

Të ketë më shumë burime njerëzore për procesin e numërimit, në mënyrë që të përshpejtohet ky proces me qëllim uljen e tensioneve politike.

Përveç kësaj, Kongresi i inkurajon autoritetet shqiptare për të rishikuar dispozitat ligjore lidhur me kërkesat për vendbanimin e votuesve në nivel lokal. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *