As aksioni i ndërmarrë nga qeveria nuk solli para në buxhetin e shtetit. Të dhënat e muajit shtator të Ministrisë së Financave tregojnë një gropë financiare prej 7 miliardë lekësh.
Shuma në fjalë mungon nga parashikimi i Ministrisë dhe kryesisht nuk ka ardhur nga tatimet dhe doganat.
Kjo do të thotë se as aksioni kundër informalitetit dhe as ligji për dënimin me burg për ata që nuk paguajnë detyrimet, nuk kanë sjellë rezultate pozitive.
Ky deficit vjen edhe pas rishikimit të planit 9-mujor për mbledhjen e të ardhurave. Problemi kryesor në mungesën e të ardhura janë zhdoganimet e mallrave me akcizë si cigaret, kafeja, nafta etj.
Rritja e akcizës për këto produkte do të sillte edhe rritjen e të ardhurave, por kjo nuk ka ndodhur në periudhën janar-shtator 2015. /Dita/
