Vuçiç: Vështirë ta pengojmë Kosovën në UNESCO

Saimir Lleshi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia po i bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të penguar pranimin e Kosovës në UNESCO dhe paralajmëroi se gjatë natës për këtë temë do të bisedojë me kryeministrin e një vendi nga i cili do të kërkojë përkrahje.

I pyetur se çfarë pret para votimit të nesërm për kërkesën e Kosovës për pranim në UNESCO, ai ka thënë se gjasat e Serbisë “nuk janë të mëdha në Këshillin Ekzekutiv, ndërsa janë shumë më të mëdha në Konferencën e Përgjithshme”.

“Ajo që në një e gjysmë të natës do të kem bisedë zyrtare me kryeministrin e një vendi ju flet mjaft për atë se çfarë përpjekjesh bëjmë dhe sa luftojmë”, ka thënë Vuçiç. Ai ka shtuar se “nuk është fundi i botës” dhe se Serbia luftën e vet do ta vazhdojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *