Emërohet komandanti i ri i Forcës Detare, Kodheli: Kufijtë e kaltër janë të paprekshëm

Saimir Lleshi

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka prezantuar sot para personelit të shtabit të Forcës Detare komandantin e ri të kësaj Force, gjeneral brigade Ylber Dogjani.

Ministrja Kodheli tha se misioni i fisnik i kësaj Force në mbrojtje të kufijve detarë të Republikës së Shqipërisë është me të vërtetë një mision që duhet për çdo ditë dhe më tepër respektuar, për dinjitetin që karakterizon këtë forcë, për dinjitetin që karakterizon Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Kufijtë e kaltër shqiptarë janë të paprekshëm, ashtu siç është i paprekshëm territori ynë, siç është e paprekshme siguria jonë. Shqipëria është pjesë e Aleancës NATO dhe si e tillë është pjesë e një mbrojtjeje kolektive që e bën territorin e Republikës së Shqipërisë të tillë, pra të pa prekshëm”, tha Kodheli.

“Por projeksioni ynë për të ardhmen është çdo ditë dhe më tepër i komplikuar për shkak të komplikacioneve që vijnë dhe rreziqet nga të gjitha anët, qofshin këto edhe nga deti”, vijoi.

Ndërsa gjeneral brigade Ylber Dogjani u shpreh se vinte në këtë detyrë i vetëdijshëm për roli që kjo komandë ka për sigurimin dhe ruajtjen e sovranitetit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë. Ai shpalosi më tej disa nga objektivat dhe synimet e tij për realizimin me sukses të detyrës që sapo ka marrë, si dhe garantoi ministren Kodheli se do ta ushtrojë detyrën e tij konformë ligjit. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *