E përditësuar – Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, Fatos Klosi, në emisionin “Pa Rrotlla”, ndër tjerash ka folur edhe për marrëdhëniet midis ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshit.
“Bujar Bukoshi ka qenë më afër me Sali Berishën se sa Rugova me Sali Berishën. Saliu e ka mbështetur Rugovën me periudha sepse e dinte që ai ishte një figurë e rëndësishme në Kosovë, ndërkohë që për problemet më konkrete ka qenë lidhur me Bujarin. Kam gjetur në kasafortën e SHIK-ut një ndihmë goxha të madhe me para që Bujari ia kishte dhënë Shërbimit Informativ Kombëtar. Ndërkohë, që lidhjet kanë qenë më të ngushta se sa dihen zyrtarisht”, thekson Fatos Klosi per gazetarin kosovar.
Më herët DITA ka shkruar çfarë e lidh Berishën me Bujar Bukoshin dhe cili është shtrati i bashkëpunimit të tyre në dy dekadat e fundit.
Bukoshi ka transferuar në Tiranë bankën e qeverisë së tij në vitin 1993 duke u ndjerë i qetë dhe i garantuar asokohe në një Shqipëri që kontrollohej rreptësisht nga ish-Presidenti Berisha.
Ajo për të cilën flet Klosi është se kur ka marrë drejtimin e SHIK-ut në vitin 1997, ka gjetur një kasafortë me marka gjermane e cila ishte dhuratë e ish-kryeministrit kosovar Bukoshi për SHIK-un.
Në total ishin dhënë 600 mijë marka gjermane, ndërsa në kasafortë gjendej një pjesë e tyre pasi pjesa tjetër ishte shpenzuar.

Sipas Klosit pjesa e përdorur nga Gazidede ishte shpenzuar, e shënuar përmes një dokumentacioni të rregullt, për njerëzit që ishin jashtë vendit, por dhe për njerëzit e këtij shërbimi brenda vendit.
“Nuk mund të them se sa ishin shpenzuar në atë kohë dhe nuk mund të them se për çfarë qëllimesh të tjera ishin përdorur. Sipas letrave ishte gjithçka në rregull. Ne harxhuam pjesën e mbetur”, – ka thënë më herët Klosi për DITA.
Klosi ka hedhur dritë mbi një detaj shumë delikat: për një telefonatë të interceptuar nga SHIK-u në telefonin e ish-liderit të opozitës Sali Berisha më 14 Shtator 1998.
Në këtë telefonatë Bukoshi i ofrohet Berishës për ta ndihmuar me 400-500 mercenarë të armatosur për ta ndihmuar në realizimin e qëllimit të tij, që ishte rrëzimi i qeverisë, grushti i shtetit.
“Dua të nënvizoj diçka krejt tjetër. Në atë kohë janë interceptuar një numër telefonatash me pritës të thirrjes seli e Partisë Demokratike. Në të parën është interceptuar Bujar Bukoshi, ish-kryeministër në mërgim i Kosovës, që afronte “për situatën” e 14 shtatorit deri në 400-500 burra të armatosur dhe në të dytën, një shqiptaro-amerikan, i cili i kërkonte me ngulm bashkëbiseduesit të tij të tërhiqej. “Askush nuk do të njohë pushtetin tuaj nesër. Tërhiquni! Mos bëni marrëzira!” Unë besoj fort se ai ishte një nga arsyet e forta që ndalën precipitimin në skaje shumë më tragjike të historisë. Mund të kishte pasur edhe zhvillime krejt të pamendueshme. Ajo që na bënte atëherë shumë përshtypje ishte se folësi nga PD-ja tregohej shumë i bindur ndaj këshillave të bashkëbiseduesit. Fatmirësisht ashtu dhe ndodhi”, – shprehej Klosi.
Disa javë më parë, protagonisti i 14 shtatorit Izet Haxhia gjatë një dëshmie në DITA zbuloi kush ishte telefonuesi në fjalë.
“…Unë nuk kam qenë i pranishëm në atë bisedë telefonike, pasi isha në TVSH, por e dëgjova më vonë në PD, telefonata me Berishën dhe që i tha të tërhiqet është bërë nga shqiptaro-malazezo-amerikani Fran Shkreli…” – tha Haxhia / Dita /

Dihet tashme se kush ishte Bukoshi, qe me parat e emigrantve ne Bote bente qejf ky njeri ordiner. Kur priste qe keto para te investoheshin ne Kosove ai su duk me.Me cfar po marr vesh UNE, BERISHA PA SKA QENE PADRINOJA I BALL KAN IT.
Si eshte e mundur qe ky karaifil, pa ere, te kete drejtuar sherbimin sekret ? Pyes vehten, eshte naiv mendjelehte apo kulmi i mashtruesit ? Si mund te permenden haptazi cfare ai ka gjeturne kasafortat e zyres, pavaresisht te rendesise qe ka sendi i gjetur? A ka rregulla ky shtet per konfendicialitetin qe duhet te mbaje nje zyrtar kur largohet nga detyra, aq me teper shefi i sherbimit sekret ? Ah mor Fatos, paska patur cdo te drejte adashi kryeminister qe kerkonte te te largonte.
Bukoshi i ka derguar mercenaret Berishes edhe me pare .Ne vitin 1997, Berisha u ngarkoi atyre detyre te nenshtronin Vloren.Vlonjatet u habiten pasi degjonin se ushtaret flisnin serbisht.Se si u katandisen ata e pa gjithe Shqiperia.Kam patur fatin ti shikoj dhe vet.Ne Kusbaba , ne qafen e topit etj, te xhveshur me mbathje .Mbeturina veshjesh te tyre si kepuce, helmeta etj rrugeve te Vlores.Vlonjatet e treguan te meshirshem.nuk pati lendime .Keta kane qene trimat e Bukoshit e Saliut me te cilet do te behej grusht shtetit.
Sa para i ka dhene erion velise xhorxh sorros….. neser te del ne interviste visho ajazi dhe ta ben mister historine e lidhjeve rama-sorros dhe ta lidhim dhe me 21 janarin si puc po deshe. Ju lutem hiqni dore nga roli i kukuvajkes. Bukoshi bleu , Bukoshi shiti, Bukoshi i fali… e kujt i plasi per bukoshin.
Ti zotri Myslim komentusi o jeton ne hene o ne vilen e Berishes ne Lalz
Ne i kemi pare me sy e reale se cfare beri ne 97, gerdecin e 21 janarin.
Po ste ka djegur aty ku te dhemb e pasaj do e maresh vesh se eshte film a realitet.
Ato para kosovaret i kane dhene nga asistenca qe merrnin dhe kursenin duke hengur gjithe muajin pite, per ti sherbyer qeverise se Kosves.
Por ato para u vodhen nga Bukoshi ne bashkepunim me Berishen, biles kjo ndihme shkoi edhe deri ne ndihme ushtarake, ku Bukoshi dergoi ne Shqiperi njerez kriminele ne vitin 97 dhe ne vitin 98 per te ndihmuar ne grushtin e shtetit, ne dobi te lobit serb dhe Berishes.
Asgje sdo te ngelet pa zbuluar.
Bukoshi esht kryesori i kesaj historie vjedhjesh s atyre parave te shqiptareve, qe nuk kursyen asgje per te ndihmuar shtetin e tyre.
Dosja sapo eshte hapur dhe fundin do ta shihni se ku do dale.
A M I N.
Mua nuk me çudit, por me irriton nje fakt shume domethenes do te thoja. Dikur, kur komentonim ne ish faqet e gazetes Shekulli, por dhe sot ne gazeten Dita, edhe per shkrime qe nuk kane asnje lidhje me kosoven por me problemet politike ne Shqiperi, vershonin komentet e kosovareve, si lumi Drin pas reshjeve, dhe ne mjaft raste pa kurrfare lidhje. Nje pjese e konsiderueshme e tyre i binin borijeve dhe thurnin ditirambe per Sali Berishen, shkaktarin kryesor te vuajjeve te populliit shqiptar ne keto njezet e ca vjet saliokraci, duke e quajtur madje dhe Skenderbe te dyte, pavarsisht se ai me vepren e tij ka qene kunder lirise dhe pavarsise se Kosoves, ashtu sikunder dhe “gandi” kosovar proserb, Ibrahim Rugova. Tashme kur faktet kokeforta ja bejne muuu, per veprimtarine antikombetare te Sali Berishes dhe kopistave te tij me Lulzim Bashhen ne krye, eshte per te habitur qe keta komentues te zellshem nuk ndihen, se paku te thone opinioni e tyre qofte dhe ne mbrojtje te ketyre sharlataneve politike ketej dhe andej kufirit . Si duket pajtohen me baltosjen e luftes çlirimtare te bere nga UÇK-ja , qe ka filluar intesivisht makineria serbe me sekseret e saj te cile jane ne rolin e prokuroreve te EULEKS-it.Tuuurppi ju mbulofte!
Mos e quaj dr. Rugoven proserb, ai ishte atdhetar i madh!
Mire me dhe ti mos u nxeh ! Rrugova pse ishte spiun dhe lojtar serb , nuk ka pse mos te ishte atdhetar ! Ai ishte atdhetar i madh ! Pse e donte Kosoven nen Serbine , kjo nuk do te thote se nuk e donte atdheun !
Mos u merr me keta injorantet ! Nuk te kuptojne ! Keta nuk e dine dhe nuk e kuptojne se sa te mira do te kishte Kosova nen Serbine , sikur te kishte ndjekur nga pas Ibrahim Rrugoven ! Do te ishte dhe me mire se Shqiperia , ashtu si ne kohe te Tites ! Edhe Tita ka qene atdhetar i madh Kosovar ! Nuk e leshoi qe nuk e leshoi Kosoven ! Kjo eshte dashuri !
Mos fol keq per Titon se do te hidherohen enveristet!
Me duket se me shume po hidherohesh ti ! Apo ti je tifoz i Sllobodanit ?
Ky akt kriminal eshte realizuar ne akord te plote te brekedhjerit te historise me qeverine dhe gjithe spaktrin politik te Kosoves.Po te ishte ndryshe,ne krye te dy vjetve, do te dilte nje ze i vetem qe ta denonconte dhe te distancohej politikisht
Respekt dhe mirenjohje per deshmine ,e qarte si dielli,te prof.Fatos Klosit.
Grushti i shtetit 14 shtator 1998 ishte veper e UDB jugosllave dhe agjenteve te saj Bukoshi e Berisha. Sa here Kosova ndodhet ne udhekryq kodoshi dhe kokoshi bejne detyren .
Ate qe duhet te thote Z. Klosi eshte se Bujar Bukoshi, ashtu edhe Sali Berisha, kane qene dhe jane agjente te UDB, ne fillim kane qene agjente te sigurimit te shtetit te Shqiperise. Ne 1992, kur Saliu mori me vete ne shtepi kartoteken e agjentures se sigurimit te shtetit, kryesisht ate te zbulimit politik, gjeti edhe emrin e Bujar Bukoshit ne listen e bp te zbulimit politik shqiptar, dhe qe nga ajo kohe, Bujari kaloi ne sherbim te UDB. Ja kjo i bashkon keta dy njerez. Markat ne kasaforten e Gazidedes kane qene te UDB dhe jo te Bujar Bukoshit, edhe qeveria e tij ka qene e organizuar nga UDB-ja! Besoj se keto gjera i di edhe Z. Klosi, por kuptohet ai nuk duhet te dale pertej profesionit te tij. Kete duhet te dije edhe Izet Haxhia.
Deshmia e z.Klosi,deshmite e Izet Haxhise e te sa e sa deshmive te tjera flasin qarte se kush eshte Sali Berisha dhe Bujar Bukoshi,dy personazhe qe t,u thuash kriminele eshte pak ,sepse kane bashkepunuar si ne 97-en dhe ne 98 per te rrezuar qeverine e ligjsme me mercenare te paguar,njelloj sic beri dhe zogu per te ardhur ne pushtet.Berisha s,ka dhene llogari per asnje krim qe ka kryer dhe lihet nga Ilir Meta ne kuvend qe te brockollise,te hedhe balte mbi kedo npa iu dridhur qerpiku fare,sepse ka perballe nje mazhorance te pergjumur qe hesht,qe mban sehir se si ky kriminel i baltos,i kercenon dhe asnjeri nuk e ve me shpatulla per muri duke ia ditur te gjitha bemat e tij kriminale.Po pse heshtin dhe rrine ne ato kolltuqe si zogj bufi,mos jane aq te molepsur edhe vete ne korrupsione a ne sherbime te dikurshme si bashkepunetore te sigurimit dhe sala ua di se ua ka dosjet te gjitheve duke filluar nga kryetari i parlamentit qe hesht,sepse vidioja e Priftit u mbyll jo nga gjykata e larte ,por nga Saliu,prandaj keta politikane qe kemi sot s,mund te bejne asgje per te denoncuar e cuar para drejtesise hajdutet,kriminelet,sepse jane te molepsur shumica e tyre dhe ruajne karriket,pasurine e vjedhur dhe ne si popull ende i degjojme ,ne vend qe te ngrihemi te gjithe ne kembe per te rrezuar jo qeverine,por parlamentin dhe te behen zgjedhje te tjera,te reja me kandidate te rinj e jo me nga tre partite e medha qe jane bere sundues.Deri kur do te shikojme e te degjojme keta parlamentare ,ndyresira qe i kane bere kaq te keqia kombit,demokracise se vrastare te endrrave te rinise per nje Shqiperi evropiane,por qe keta politikane i varrosen endrrat,vodhen,vrane dhe e kane katandisur ne dite te hallit kete popull qe eshte me teper se naiv qe u beson ende partive hajduesh,maskarenjsh.Kur do te dalin intelektuale te rinj e te vjeter akademike,profesore patriote te denje qe t,i dalin zot vendit.
Klosi i qenka fut konkurrences me Baba Takun.
te njejtat histori qe i perseri vite e vite me radhe. Ne nje kohe qe ai nuk la gje pa vjedhur ne vendin ku punonte, e pranon vete se gjeti miliona leke te panumeruara, qe i ishin lene paraardhesit e tij qe i i quan “kriminele”. Ky person ka vetem nje te mire, flet rregullisht neper studio dhe i tregon te gjitheve debilitetin e tij kronik dhe pafytyresine maksimale. Turp per ato qe e vune ne ate vend, qe jane Rexhep Mejdani dhe Skender Gjinushi.
Jago,sa te ardhka keq per agjentin e UDB-se Sali-Liri-Bukosh-Gazidede etc,etc ,oh harrova emrin tend.Klosi di shume me shume se sa di ti e shume te tjere si ti.
Mos u merakos shume per Vici-dolasin se “I gjen mush ka drute”,thote I madhi Popull.
A doni me per Belulin .O qeveri e tromaksur pse nuk e merni dhe ta fusni ne burg KOLERN E KOMBIT SLIMOVIC BERISHOVICH DHE Pastaj te zgjidhet lemshi
LOJERA FJALESH,
SA ESHTE AI MANDATI QE KA GJETUR KLOSI NE SHIK, SE MOS KA QENE NDONJE 1 MIJE APO 2 MIJE DOLLAR, SA PER TE TREGUAR VULLNETIN E QEVERRISE SE KOSOVES (SIMBOLIK).
TE JENI TE SIGURT SE TE ISHTE SHUME DOMETHENESE, KY AGJENT I SIGURIMIT TE SHTETIT DHE I UDB-SE NUK DO TA KISHTE LENE PA E PERMENDUR SI “FITORE” TE DERJTIMIT TE TIJ TE SHISH.
SHKO MBUSH BREKET ORE FATOS KRIMINELI, SE EDHE TI SHOKU I BUKOSHIT JE.
O z.Fatosi pyetja e ime për ju është: Na trego për vrasësit e kolonel Ahmet Krasniqi,,mini-
stri i mbrojtjes së R. kosovës.Kurse për të pa burrin Bujar Bukoshi ne i dim,për punët e
pista që i ka bërë ai.Që as telefonin nuk ia ka paguar të madhit Rugova!
keto qe thote Fatosi Jane histori te amnistuara.Me mire te na sqaroje se c”beri me krye te SHIK per te zbardhur apo mbuluar ceshtjen e Remzi Hoxhes.
Dua ti them Mollosit,Lleshit dhe Arbenit ,se qe te tre jane jashteqitja e kombit shqiptar,kurse ai lleshi eshte edhe ca me shume ,sepse nuk eshte lleshi,por eshte LESHI i bythes.Bukoshi,Sali Berisha,Rugova,Isa Mustafa dhe Lulezime Basha,nuk e ve njeri ne dyshim,qe jane agjenture e serbit,po ashtu Fatos Nano dhe gruaja e tij.Fatos Klosi u hoq nga detyra si shef i shikut,se i tha Nanos, me fakte ,qe e ke gruan agjente te grekut,prandaj Nanua e hoqi nga detyra.Keta injorante,nuk kane asnje njohuri per keto probleme dhe na hiqen si me te diturit e botes.
Nuk mund ta mohoj qe disa qe ti i permend jane agjente te serbit, turkut apo grekut. Por kurre nuk mund te thuash ato fjale per atdhetarin Ibrahim Rugova. Ai ishte i paster si loti !!!
O Tika , komentin e ke realist ! Po pse ma prish qejfin duke mos dit me lexu komentin tim ? Nuk e njeh ti sarkazmen ? Nuk e shikon se une kam ironizu nje mbeturine sllave , qe ka mesuar shqip si ky Mollosi ?
Z.Klosi,ju lumt per kurajon.Kot nuk je MALLAKASTRIOT i zgjuar.Saliu+Bukoshi+Luli+Fazlliçi e KO-jane pjell e UIDB-se dhe sa te jen gjall keta ne Shqiperi,Kosove,Maqedhoni,M.Zi-nuk do te ket kurre qetesi.Dhe shifet çpo ndodh:-Ne shqiperi-Saliu+Luli kerkojne REVOLUCIONE DEMOKRATIKE,Ne Kosove pretendohet doreheqje e Qeverise,ndonse marrveshjet SERBI-KOSOVE po behen nen mbikqyrjen nd/kombetare,Ne Maqedoni partit jane ne gjendje LUFTE,Ne M.Zi-gjendje skandaloze mosmarrveshjesh.Dhe ne keto shtete banojne Shqiptare,a thua se bota keta i cileson me BISHT.? Te ne sundon rregjimi Berishist me i keqi se ZOGU,ENVERI,HITLERI,STALINI,MILLOSHEVICI.Dhe Europa e Amerika-hesht sikur nuk shofin asgje kur ky njeri ka bere kerdin ne kete vend…!