Diego Armando Maradona në Shkodër për të inauguruar “Loro Boriçin”?

Dita

Për herë të parë legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona mund të vijë në Shqipëri. Qyteti i parë ku ai pritet që të vizitojë është djepi i futbollit shqiptar, qyteti i Shkodrës.

Nuk do të jetë një vizitë e thjeshtë por ylli i futbollit botëror pritet që të jetë në Shkodër në momentin kur të inaugurohet përfundimi i punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”. Ende lajmi nuk është zyrtar por nga sa mësohet kanë nisur kontaktet dhe Maradonën dhe me shumë mundësi mundet që të vijë në Shkodër, raporton Report TV.

Në fakt është një shkodran që po përpiqet që ta mundësojë ardhjen e një prej lojtarëve më të famshëm të të gjitha kohrave.

Është menaxheri Arjan Curri, një shkodran i cili prej 21 vitesh jeton dhe punon në Angli. Falë lidhjeve që ai ka, ka nisur kontaktet dhe shumë shpejt pritet që të marrë edhe një përgjigje pozitive. Menaxheri shkodran Arjan Curri mësohet se është një prej miqve më të mirë të Maradones dhe falë lidhjes së tij miqësore do përpiqet që ardhja e argjentinasit në Shkodër të bëhet realitet.

Gjatë muajit nëntor menaxheri Curri do ta takojë në një darkë konfidenciale Maradonën dhe aty do të diskutojë edhe më gjatë që ai të jetë në Shkodër në ditën kur do të inaugurohet stadiumi “Loro Boriçi”. Deri tani bisedat janë pozitive dhe pak ditë pasi të vendoset data e inaugurimit të stadiumit të Shkodrës atëherë do të bëhet zyrtarisht i ditur lajmi edhe pse paraprakisht nga kontaktet e menaxherit Curri me Maradonën, lojtari mbresëlënës i kombëtares së Argjentinës dhe ekipit të Napolit në Itali janë në rrugën e duhur dhe tashmë pas pak kohësh duhet pritur nëse kjo ëndërr për shumë shkodran dhe shqiptar do të bëhet apo jo realitet.

Share This Article
4 Comments
  • Na rrofshin stadiumet e Maradona , ne presim te na rriten pensionet ,se jane njesoj ka 25 vjet. Sa qesharake eshte kur i rrisin me gramature .200 lek ne vit. Ne as per ilace nuk na del pensioni , po per te ngrene ???????????

  • Vertet ne qoft se ka nji lojtar qe ka dhan maksimumin e futbollit Botror ai eshte i madhi Djego Armando MARADONA,dhe prezenca e tij per inagurimin e stadjumit Loro Boriçi te shkodres do ishte maksimumi, te shpresojm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *