Skanimi i kontejnerëve në dogana, rishikohet kontrata

redaktor

Rishikimi i kontratës së skanimit, sjell mundësinë e përjashtimit nga pagesa e dyfishtë për tranzitin e brendshëm, daljen nga magazinat doganore, hyrja në magazinat e lira, rieksporti apo mallrat që shkatërrohen .

Propozimi për këto ndryshime është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganava dhe i është dërguar Ministrisë së Financave.

Ndryshimet e fundit mund të përjashtojnë nga tarifimi i dyfishtë 6 procese të importit dhe të tranzitit të mallrave. Këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi pas miratimit në Kuvend.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i ka propozuar Ministrisë së Financave një “Propozim mbi përjashtimin nga pagesa e tarifës së shërbimit të skanimit të disa procedurave doganore”, ku kërkohet shmangia e pagesës së tarifës së shërbimit 2 ose më shumë herë për të njëjtin mall.

Aktualisht ka filluar zbatimi i koncesionit të skanimit të kontejnerëve, nga “S2 Albania” një konsorcium amerikano–shqiptar.

Sipas kontratës së rinegociuar, skema e pagesës së biznesit për skanimin do të kryhet mbi bazën e deklaratës doganore.

Në vitin bazë që merret si pikënisje për llogaritjet, numri i deklaratave doganore me vlerë mbi 1 000 (një mijë) euro është afërsisht 400 mijë copë. Numri i deklaratave doganore me vlerën nën 1 000 (një mijë) euro është rreth 35 mijë copë.

Sipas përllogaritjeve është konsideruar një rritje mesatare vjetore e deklaratave doganore prej 6%. Por kjo mënyrë është kundërshtuar fort nga biznesi, ndaj dhe ka ardhur propozimi i ri nga qeveria shqiptare.

Share This Article
1 Comment
  • O Dita o Thano…….po pse nuk beheni njeher Burra te thoni te verteten??? Ca lesh konsorciumi Shqip-Amerikan,po nje vjedhje prej 45 milione eurosh qe u behen deleve te shqiperise nga Kubeja,Berisha,Rama,Meta…….si fondi shqiptaro amerikan i zhvillimit qe ka 200.000 mt2 magazina me Zamir Manen si ushtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *