Kombëtarja e Femrave kërkon suksesin ndaj Greqisë

redaktor

Femrat e Kombëtares shqiptare vijojnë përgatitjet për sfidën e parë eliminatore të Euro 2017. Sfida e parë ndaj Greqisë që do të zhvillohet në orën 14:00 në stadiumin “Loni Papuciu” të Fierit në datën 22 tetor.

Nga Durrësi nën drejtimin e Altin Rrakllit, vajzat kuqezi theksojnë se sfida kundër Greqisë vlen thjesht për tre pikët, edhe pse vendin tonë e vizitojnë fqinjet.

Mbrojtësja Dafina Memedov shprehet se lojtaret e reja e rrisin shumë cilësinë e grupit: “Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Kemi afrime te reja dhe kemi një grup që mund të regjistrojë rezultate pozitive”.

Ajo shton se skuadra duhet ta nisë këtë fazë eliminatoresh me një fitore dhe do të japë maksimumin për të regjistruar sukses ndaj Greqisë. Në fund të intervistës, mbrojtësja kuqezi e pranon se kualifikimi i Kombëtares së De Biasit në Euro 2016 është një motiv më shumë që skuadra e femrave të kërkojë rezultate pozitive.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *