Lippi dhe Gattuso mesazh për Kombëtaren tonë

Dita

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka bërë të ditur disa emra të njohur që i kanë dërguar mesazhe pas kualifikimit për në Euro 2016. Në mesin e tyre, ish trajneri i Italisë, Marcello Lippi dhe ish mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso.

“Kam pasur shumë urime si nga njerëz që vijnë nga bota e politikës, ashtu edhe nga ajo e sportit. Më kanë ardhur mesazhe shumë të këndshme nga Marcello Lippi, Roberto Donadoni dhe Gennaro Gattuso, që më kanë bërë të ndihem me të vërtetë shumë mirë”, u shpreh De Biasi për “Calcionews24”.

“Megjithatë, mbase si urimin dhe momentin më interesant mund të veçoj atë të kryeministrit shqiptar, që më ka impresionuar me të vërtetë shumë”, shtoi ai.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *