Hidrogjeologjikja do të shndërrohet në një institucion qendror të kryeqytetit dhe godina historike, sot e degraduar,do të kthehet në identitet.
Bashkë me ndërtesën e kishës katolike përbri dhe me atë të ish-Stabilimentit “Mihal Duri” përballë, kjo pjesë e rrugës së Kavajës do të shndërrohet në një pol tërheqës të Tiranës historike.
