Një shtetas u arrestua në flagrancë nga policia e Shkodrës, pasi ka dhunuar barbarisht të shoqen, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Në pranga përfundoi Robert Qarraj, 28-vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit në zonën e Vaut të Dejës.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në trup, bashkëshortes së tij shtetases A. Q. 29 vjeç, banuese në fshatin Mali Jushit, bashkia Vau Dejës”, sqaron policia lokale. /Dita/
