KUVENDI / Historia e ndërhyrjes në serverin e Tatimeve rikthehet sërish

Saimir Lleshi

Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen e sotme vendosi që të përfshijë në kalendar ngritjen e komisionit hetimor parlamentar “Për verifikimin e bllokimit të sistemit elektronik tatimor”.

Në mbledhjen e sotme është vendosur gjithashtu që të ngrihet edhe një tjetër komision “për emërimet në administratën publike”. Dy kërkesa janë bërë nga Partia Demokratike prej rreth një viti.

Në fakt, komisionet janë ngritur edhe më herët, por ato nuk funksionuan, çka afatet ligjore u dogjën.

Për këtë arsye, Kuvendi pritet të miratojë një tjetër afat për veprimtarinë e tyre. Komisioni “Për kontrollin e zbatimit të legjislacionit për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore”, kryesohet nga deputeti i PD-së, Arben Ristani, ndërsa komisioni “Për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore”, drejtohet nga deputeti demokrat, Genc Pollo. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *