Shqiptarët po i shmangen traditës në emrat e fëmijëve

redaktor

“Emrin e djalit e pashë në ëndërr dhe vendosa që do t’ia vija Uesli” tregon për BIRN Esmeralda Sula, e bërë mama për herë të parë në tetor të këtij viti.

“Familja e respektoi vendimin tim për këtë emër pa bërë asnjë sugjerim tradicional, sepse ata e dinin që isha në kërkim të një emri modern,” shtoi ajo.

Por Esmeralda nuk është e vetmja mama që është frymëzuar nga një ëndërr për t’i vënë emrin fëmijës. Edhe Blerta Toçilla, nënë e dy vajzave tha për BIRN se u frymëzua ta quajë vajzën e parë Rea sipas një ëndrre.

“Për vajzën e dytë dëshiroja një emër të bukur dhe të shkurtër, i cili edhe pse mund të mos ishte shqiptar, duhej të lakohej mirë në shqip. Ia lashë në dorë dajës së vajzës ta vendosë siç kërkon tradita dhe ai zgjodhi ta quajë Emi, një përzierje e fjalës Maj në anglisht, sepse vajza lindi në muajin maj,” tregon Blerta.

Emrat më të përdorur të vajzave, 2014. Burimi: INSTAT
Emrat më të përdorur të vajzave, 2014. Burimi: INSTAT

“Nuk isha shumë e bindur për një emër tradicional shqiptar, sepse mendoj se çdo njeri vjen në jetë me emrin e vet dhe nuk ka përse të trashëgojë atë të një tjetri,” shtoi ajo.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave 10.2 nga çdo 1000 vajza të lindura në vitin 2014 morën emrin Amelia (363 fëmijë) pasuar nga Ajla (271) dhe Melisa (220).

Gjithashtu, 490 djem të lindur në vitin 2014 morën emrin Noel, i cili mbetet që nga viti 2011 emri më i preferuar i shqiptarëve, pasuar nga Joel  që iu vu 483 djemve lindur vitin e shkuar dhe Mateo (191 djemve).

INSTAT mblodhi të dhënat e Regjistrit Civil për të identifikuar emrat më popullorë të fëmijëve gjatë viteve të fundit. Në programin kompjuterik të krijuar për këtë qëllim gjithkush mund të kërkojë emrin që dëshiron për të kuptuar popullaritetin e këtij emri në Shqipërinë e sotme.

Në maj të këtij viti, dy motra të ngarkuara me misionin për të gjetur një emër për djalin e dajës, iu kthyen internetit për t’i ndihmuar. Nisur nga popullariteti i emrit Noel dhe pëlqimi që patën për të, ato vendosën që të zgjedhin këtë emër për djalin e lindur më 28 maj 2015.

4
Emrat më të përdorur të djemve, 2014. Burimi: INSTAT

“Zgjodhëm së bashku me motrën një emër ‘të huaj’ sepse na pëlqeu më tepër, por nuk është se kemi gjë kundra emrave shqiptarë,” tha për BIRN, Oneda Gega nga Durrësi.

Gëzimi i ardhjes në jetë të një fëmije dhe frymëzimi që ai shkaktoi te një mama për herë të parë bëri që kjo e fundit ta harrojë traditën dhe të mbështetet më së shumti te domethënia që emri duhej të përmbante.

“Të gjithë emocionin që përjetova nga shtatzënia me vajzën doja të gjeja mënyrën ta shprehja në një emër. Kështu, vendosa ta quaj vajzën Aelia Stefanel sepse i shkonte më për shtat perceptimit tim për potencialin e madh të saj në të ardhmen” tha për BIRN Aleksanda, një studente e artit.

“Në vend që t’i ngjisnim vajzës një emër tradicional që nuk do të kishte shumë kuptim për ne, zgjodhëm emrin Aelia, sepse do të thotë “kurorë dielli”.

“Nëse unë do të kisha parë në ëndërr një emër shqiptar, nuk mendoj se do t’ia kisha vënë djalit,” përfundon Esmeralda./BIRN

Share This Article
9 Comments
  • sa mire qe i beni femijet te kene turp nga orrigjina e tyre.. keshtu jane edhe me pa identitet..
    prinder idiote ne cdo aspekt.

    • Qe kur emri Rea nuk qenka emer shqiptar? Rea ishte e ëma e Zeusit, perendise se lashte pellazge. “Re” Re-a. Emer me te bukur nuk ka.
      Si ajo palloshja qe ia ka vene emrin vajzes,si gazetari,do ta kene mbaruar universitetin tek UFO,me djersen e bythes.

    • Po emri Evripidhis dhe mbiemri Skandalidhis? I keni degjuar ndonjehere? Eshte emer dhe mbiemer real ne nje shtet tjeter. Perse te mos vihet edhe ky emer krahas shume idiotizmave te tjera?
      Shumica e atyre qe u vene femijeve emra qe i lene femijet pa identitet jane prinder me thonj te paprere, apo te ashtuquajturit “pasanike te rinj”, te cilet i ka dehur asfalti. Shto ketu edhe grate qe bejne gjoks silikoni por qe harrojne te lajne breket ose nuk mbajne fare veshje te brendshme

  • Pordha e madhe me emrat nga Shqiptaret. Mos harroni emra te huaj qe mund te perdorni jane edhe ‘Dick’ (si puna cheney) edhe “Karin” shume femra ne perendim dhe ne USA e preferojne kete te fundit.

  • Ne fillim u duhet vene emri MUT, pastaj por te behen te zote do te quhen MAHMUT, dhe me pas po te fitojne lavdi dhe para do te quhen KARAMAHMUT, pra renja eshte MUT.

  • urime per te gjithe ata qe kan vedosur qe femijet e tyre te kenE turp nga emrat kur te rriten dhe do detyroHEn ti nderrojne duke i hyre shume e shume burokracirave.
    shqiptaret ç’kane qene, ç’jane dhe çdo te behen; DERRA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *