Me “Të drejtën e autorit” në gropë, nuk shkohet as në Somali!

redaktor

Nuk jam shumë krenar,
që s’kam pasuri,
por jam shumë i lumtur,
që s’vodha njeri!

S’jam krenar që mundi,
më ka shkuar kot,
po askush në Botë,
nuk më mallkon dot!

Unë mbolla shumë,
sot edhe më herët,
po arat e mija,
i korrën të tjerët!

Nuk jam shumë krenar,
që s’jam një i pasur,
dhe që nga kjo jetë,
do shkoj buzëplasur!

Nuk jam i mërzitur,
që duart m’u lodhën,
por që pa mëshirë,
dhe mua më vodhën!

S’jam krenar që jetën,
e nxjerr me kaq mund,
po këtu gëlojnë,
kusarë pa fund!

Kusarë pa fund,
nxori Shqipëria,
që bënë miliona,
me këngët e mija!

Nuk jam hiç krenar,
që bëj këtë jetë,
që rroj në një shtet,
që nuk quhet shtet!

Që nuk quhet shtet,
po karikaturë,
që mendjen për mua,
nuk e vrau kurrë!

Dhe kur them “Për mua!”,
mbytem në mërzi,
kur mendoj të gjithë,
të ngjashmit e mi!

Që e shkrinë jetën,
veç për Shqipërinë,
dhe peshqesh nga shteti,
morëm varfërinë!

Po neve me kokë,
s’i biem dot murit,
se s’është Shtet i Mendjes,
po është Shtet i Hurit!

Është njëlloj sikur,
të mbjellësh perona,
kur ky shtet i zi,
s’mbron të drejtat tona!

Në një tjetër vend,
po të kishim lerë,
shumë nga ne do ishin,
sot miliarderë!

Si ç’janë bërë ata,
që na vjedhin ne,
mostra shqiptare,
pa besë e pa fe!

Kur “E Drejtë e Autorit”,
këtu është në gropë,
si guxon dhe thua,
fjalën Europë!

S’e eksporton dot,
llumin e kënetës,
ku është kjo “E drejtë”,
si e Drejtë e Jetës!

Rron këtu njeriu,
por e kotë që rron,
se në këtë vend,
asgjë s’funksionon!

Nga kjo politikë,
veç gjëma do presim,
ose ta ndryshojmë,
o me turp të vdesim!

Do ta jap sërish,
edhe një kushtrim,
pastaj në djall unë,
edhe vendi im!

Share This Article
8 Comments
  • shume lote na dhe i nderuari POET
    vargje me kuje qe zemren tone vret
    por edhe ketu ne zemren e EUROPES
    ka 70 vite qe ligji i genocidit sundon
    dhe te huajin e vjedh dhe eposhtron
    parate me pak se vendalinjte i pagon
    dhe te drejtat ja shtremberon
    dhe shushunja shtet me shume ketu punon !

  • Rama pergjigjet

    ” I nderuar dhe i harruar shoku bejtexhi
    Popullit tim ,trim trap dhe torollak

    e lexova me shpejtesi te madhe ate fleterrufene e pare pas darkes time te TCH
    dhe thashe se do ndaloje ,por ti jo ,insiston ne trapllekun tend dhe me rime
    ti i pasur nuk je ,as ke qene …tani perse do te drejten e autorit ??
    he per cfare e do ? ti nuk do qe te vjedhesh ,vete po e thua
    atehere ca te keqe ka qe vjedhim ne ?? opo si nuk kuptuat njeher ju moralistet bajate
    ne shtet as kemi bere dhe as do bejme , ne na duhet pushteti ,jo shteti
    shyqyr qe e kuptove kete te pakten …po po ,shteti i hurit jemi , sepse ju na jepni voten
    dhe ne me detyrim mbajme hurin mbi kokat tuaja
    a te thashe une “dale se nuk ke pare gje akoma ” he pra ,a te thashe ?
    aaaa ,nuk je i kenaqur ketu ? po ti qenke torollak mor njeri ,gjithe poetet torollak kane qene
    po ik ,ik nga syte kembet ,cfare po pret …ka ikur gjysma e vendit dhe ti me tregon Somaline
    po ne jemi Somalia e Europes ,pse vetem Afrika do kete ???
    he mo cfare te keqe ka ?
    S’ka asnje te keqe , prandaj mblidh mendte e kokes ,boll shkruajte kesi traplleqesh
    se une kam ardhur ne krye per vete ,jo per ty dhe kokepalaret

    I dashur popull trim , trap dhe torollak
    me keq se kaq as djalli se bente dot , po ju dhe bar do hani ,por
    parimet e partise nuk i shkelni
    prandaj
    “Dale se nuk keni pare gje akoma ” do jete parulla ketej e tutje

    Perher i Juaj
    EDver

  • Eh,c’na ke “Rrushkulluar”, o miku im i vjter…

    S’ di sa zemra sot ke prekur!
    Me keto vargje,mallengjim…
    Gjithandej,nje vaj eshte derdhur!
    S’flasin dot,kan’ ngasherim…

    le nga krahu i politikes,
    Se ata, do i kesh therur!
    Ka plas lana,brenda dites..
    Nga lotet e tyre derdhur!

    O Ben,ne ke perendi,
    Mos vazhdo,me ket’ avaz!
    Se ka plot njerz,o njeri
    Mund t’i lere zemra ne cast!…

    Jo per gje,por dhe ti vet,
    S’do t’a kesh veten ne dore!
    Ben vaki,ndokush dhe vdes.
    Edhe pse, s’je ti fajtor.

    Vertete,s’keni pare akoma…
    Dale Ben, se ka dhe me!
    vargjet,ne te tuat prona,
    do vlersohen nje per nje.

    S’te do kush, qe te thur lavde…
    Shih sa Marker ke gezuar!
    me s’te shajne ashiqare,
    Qe kur Ramen ke sulmuar!

  • Po sju mbush mendja Arbenit me sqarimin e Love ne nuk merremi me te.Mos bej me vjersha o Arben por hyre be parti ose vazhdo masteriin per hajdut.Sa per tu cuar kunder shtetit ate degjojme ti.Ai na grabit,ne e vjedhim Rama del nje fotografi me Obamen ne dalim me Suden.

    • Shume keq!
      Komenti me i ndyre i historise se blogut. Mentalitet Berishjan
      i njerzve te pa skrupullte, te post-komunizmit.
      Kujdes me LOVE eshte shume inteligjente. Por ka nje
      difekte relativishte te madh. Eshte qualinquista, qe ne shqip
      perkthehet:
      Ku ishe ? Asgjekundi.
      Ku do vesh ? Ne asnje vend.
      C’fare bere ? Asgje.

  • I nderuar moderator.A ka ndonje numur te caktuar komentesh qe duhet te beje cdo qytetar ?dhe nese bej koment ne nje artikull,kam apo nuk kam te drejte te komentoj ne artikuj te tjere ne gazeten tuaj.Ju lutem pergjigjuni.

  • E keqja eshte se zamutlleku yt i nDe…ruari moderator eshte i njejte me ate historine e Mrikes njerke: jo te sajet (qe e shanin me bollek) i linte pa ngren, pa pire e naturisht pa u dhjere se nuk kishin ç’te dhisnin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *