Kontrolli i Lartë i Shtetit i është drejtuar me një letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, ku kërkon ngritjen e një komisioni Ad Hoc në lidhje me çështjen CEZ.
KLSH kërkon që komisioni të ketë në përbërje ekspertë, të cilët të vlerësojnë dëmin e shkaktuar nga marrëveshja me çekët, çka sipas këtij institucioni marrëveshja e arritur nuk do të pamundësojë privatizimin e kompanisë.
KLSH thotë se dëmi i shkaktuar është 479 milionë euro dhe për këtë kallëzoi penalisht ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri dhe Avokaturën e Shtetit.
Auditimi i KLSH nisi më datë 16.03.2015 dhe përfundoi më 27. 07 2015. Raporti i auditimit ka shkaktuar jo pak tërmet në klasën politike shqiptare. /Dita/
