Skënderbeu ka pësuar humbjen e radhës në Ligën e Europës, duke humbur me rezultatin 5-1 me Sportingun e Lisbonës në Portugali.
Ndeshja është kompromentuar në një farë mënyre edhe nga gjyqtari, i cili fillimisht ka nxjerrë nga fusha me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash Hamdi Salihin dhe më pas ka dhënë dy 11-metërsha radhazi për Sportingun, i cili fillimisht zhbllokoi rezultatin me anë të Alberto Akuilanin në minutën e 38-të dhe më pas dyfishoi nga pika e bardhë me Fredi Monteron në minutën e 41-të.
Pjesa e parë mbyllet 2-0 për vendasit, me Skënderbeun që futet në dhomat e zhveshjes i demoralizuar nga vendimet e gjyqtarit.
Në pjesën e dytë, skuadra portugeze shënon golin e tretë me Pereirën në minutën e 64-të dhe pas pesë minutash Figuerido realizon “poker”-in, duke gjunjëzuar portierin Shehi.
Në minutën e 77-të është sërish Pereira që me një goditje nga jashtë zone mposht numrin një të bardhekuqve me një super gol.
Megjithatë, skuadra e Josës, është përpjekur të shënojë golin e nderit dhe ia ka arritur. Gjatë një goditjeje këndi, mbrojtësi Jashanica ka kërcyer mbi të gjithë dhe në minutën e 89-të shënon me kokë, me topin që në fillim prek traversën dhe më pas tund rrjetën.
Kjo është humbja e tretë e Skënderbeut në fazën e ndeshjeve në grupe të Europa League, ku deri tani ka pësuar 8 gola dhe ka shënuar vetëm një.

Pa diskutim do thyhej, me NJË ARBITËR KARAGJOS SIGURISHT QË DO THYHEJ, KUR JEP KARTON TË VERDHË KOT, DHE JEP DY PENALLTI TË PAQËNA FARE ËSHTË E SIGURTË THYERJA, E VETMJA GJË QË NUK BËRI KARAGJOZI KUNDËR SKËNDERBEUT ISHTE TË MERRTE TOPIN DHE TË SHËNONTE EDHE VETË GOL
Jevgjit e Portugalise me keto pislliqe jane marre dhe merren, me skuadrat shqipetare eshte rasti i dyte qe na derrmojne me arbiter. Shume vite me pare skuadra e Partizanit ku luante Perlat Musta, Ilir Lame etj u ballafaqua ne ndeshjen e pare ne Lisbone te Portugalise me ekipin e Benvikes, ndodhi i njejti skenari, por natyrisht me nje arbiter tjeter. Nga Partizani denohen 3 lojtare me te kuqe dhe 2 penallti te dhena kundra, ndeshja perfundoji me “fitoren” 4-0 te Benfikes. Cudia me e madhe vazhdoji me pas, UEFA vendosi qe ndeshja e kthimit ne Tirane te mos luhej duke ja dhene afofe kundershtareve 3-0 (ka qene me sistem elemini e jo me ndeshje ne grupe si sot) dhe Klubin Partizanit e denuan 3 vjet te mos merrte pjese ne kupat e e Europes. Skenderbeu te “gezohet” qe nuk do te denohet dhe ndeshja kthimit dhe te tjerat do te luhen.
Po ashtu eshte .
Ndeshja u kompromentua nga referi qellimisht .Cilido ekip qe denohet me 2 penallti flagrante ashtu do te vepronte .
Nuk doja qe te shtoja me gje komentit te personit me nickun “”Hurma Arabie “.
Skenderbeu u mposhte nga albitri e jo nga kundershtaret qe nuk benin gol edhe pa portier .