Sfidohet shqiptari më i urryer në Amerikë

Dita

Martin Shkreli “pushtoi” para disa javësh të gjitha mediat e botës për rritjen stratosferike të çmimit të një ilaçi që përdoret kundër kancerit dhe AIDS-it. Biznesmeni shqiptar e ngriti brenda një nate çmimin e ilaçit nga 13.5 dollarë, në 750 dollarë, duke shkaktuar zemërim te pacientët dhe familjarët e tyre.

Por Shkreli dhe medikamenti i tij “Daraprim” kanë tashmë një konkurrent të fortë. “Imprimis Pharmaceuticals” është një kompani farmaceutike, e cila ofron të njëjtin ilaç për çmimin 1 dollar për tabletë.

“Daraprim” përdoret nga pacientët që bëjnë kimioterapi dhe tregtohej deri tani vetëm nga kompania e Shkrelit, “Turing Pharmaceuticals”.

Versioni i ri i këtij ilaçi, i ofruar nga “Imprimis”, ka në përbërje pirimetaminë dhe leukovorin, dy elementët aktivë të “Daraprim”.

Ilaçi i ri nuk është aprovuar ende nga FDA-ja (Administrata e Ilaçeve dhe Ushqimit) dhe aktualisht mund të merret vetëm me recetë të mjekut.

Share This Article
2 Comments
  • Ky Shkreli jo idiot.Po komplet flliqesine e poshter.Te rrisesh cmimin nga 13.5 ne 750 dollar.Tregon se ne shpirtin e vet ekziston krimi ndaj te tjerve per te jetuar vete si kont e supernjeri.Kete flliqesin e gerbult kanceri dhe AIDS-i.Jo tek fek si rritja e cmimit.Po me intervale kohe disa vjecare deri sa ta japin shpirt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *