Rama replikon me Dhomën Amerikane të Tregtisë, i përgjigjet Basha me “tërheqje zvarrë”

Dita

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Ekonomisë, kreu i qeverisë Rama u është përgjigjur kritikave të bëra në adresë të aksionit tatimor nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

“Drejtuesit e Dhomës Amerikane të tregtisë të vijnë dhe të tregojnë se çfarë ndodh në Shtetet e Bashkuara kur dikush kapet me evazion, ose nuk lëshon kupon tatimor”, ka thënë ai.

Në fjalën e tij Rama tha se mijëra subjekte janë regjistruar në mënyrë vullnetare, janë lidhur 17 mijë kontrata të reja fiskale, ka një rritje prej 55 milionë të numrit të kuponëve tatimor të lëshuar. Xhiroja e deklaruar është rritur me 52 për qind,tha Rama, çka tregon se potenciali i aksionit tonë është ende i fortë.

“Nëse i kundërvihesh këtij operacioni, do të thotë të kërkosh që ata që nuk paguajnë të bëhen barrë edhe për ata që paguajnë”, ka nënvizuar kryeministri.

Fjala e Ramës ka sjellë një reagim të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

“Fajin nuk e ka biznesi. Fajin nuk e kane mediat. Fajin nuk e ka as Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregetise qe ka guximin t’ja thote te vertetat ne sy. Ka ardhur koha ta terheqim zvarre nga piedestali ku e ka ngritur ky palo kryeminister kultin e mashtrimit, dhunes dhe arrogances” – thotë Basha

Kreu i PD-së, përsëriti më pas premtimet e asaj që ish-partia qeverisëse e quan “paketë ekonomike”:

9 perqind takse e sheshte per biznesin e madh. 0.5% e xhiros tatim per biznesin e vogel dhe rritje e tavanit deri ne 12 milione leke te reja. Pulle fiskale dhe zero prani tatimore te biznesi i vogel. Ulje e cmimit te naftes dhe energjise. Falje e 100% te kamate vonesave PA KUSHT” –  shkruan Basha në FB. / Dita /

Share This Article
24 Comments
    • Shume mire Z. Basha filloje me veten tende terhiqe zvarre se na bere vjedhjen me te madhe qe ka pare kombi yne I varfer.

      Ku I cove dhe si I ndave 200-400 million euro qe vodhe ne rrugen e kombit???!!!

      • Fjalori i Bashes me shprehje te denja vetem per autoret e masakres se 21 janarit,kusareve te Rruges Kombit dhe banditeve qe i falen Greqise 400 km.katrore nga Deti Jon.Dhe ,ç’eshte me e keqja,kane fytyre te dalin para popullit per te pastruar poltiken nga krimi.Pra,kriminelet te pastrojne vendin nga kriminelet,…ky eshte kulmi i hipokrizise !

  • Z. Rama kjo reforme po na kushton me shume sidomos kur arrestoni berbere per qindarka sepse per 10 leke duhet te paguajme policin gjykatesin avokatin dhe qeline.

    Eshte marrezi qe kerkon cironka ne ne nje oqean ku balenat e perlyera me korruspion ne cdo milimeter te tyre bejne kerdine te qete bile edhe inkujarohen kurre sndalohe/sdenohen.

    Tani e kuptoj pse nuk bere prokupi si piktor sepse je miop ose nuk je ke burre e atille per pune te medha. Balenat duan burre me dythe te gjera jo lojra me bojra.

    • Ky bASHA kurre nuk do te marre vesh se me kete gjuhe teper te vjeteruar, nuk mund te mashtroj shqiptaret, qe me voten e tyre kurre nuk kane gabuar, pervec rasteve kur ate ia kane vjedhur. Sic ishte edhe rasti kur ky vete u zgjodh kryebashkiak, me vote te vjedhur para syve te gjithe botes.
      Opozita e shkrete, aset i pazevendesueshem, ne dore te kujt ka rene!

  • Degjova fjalen e kryeministrit Rama ,ku theksoi se deshironte te ishte dhe perfaqsuesi i dhomes se tregetise Amerikane. I kerkonte se deshironte t’u thoshte shqiptareve se c,behet ne Amerike po mos te japesh kuponen kur blen nje mall…… he he po e them une te tregojne qumshtin e nenes sipas ligjit. Kam patur rastin te bej dy udhetime te gjata nga Cikago ne Washington Ds me makine. RRuges kemi qendruar ne disa lokale ku kemi pire kafe apo ngren. Edhe per nje ekspres 1 $ me dha kupon,jo ne lokalet e mbrekullueshme ,po edhe ne nje lokal te vogel ne nje koder ,po thuaj lokal fshati kupona ishte shoqeruesja e kafes…. Ndaj ai perfaqsuesi i dhomes se tregetise Amerikane ne Tirane ka folur nga zverku e jo nga goja,ose i ka folur goja para mendjes ose ka folur duke pare eurot e dollaret afer dores ne vend te kuponit. Kam mendimin se ne ne sShqiperi Ameriken e duam shume qe amerika te beje si ne e jo ne si Amerika……..

  • Jo Taras jo! Nuk te vjen keq per berberin,por te vjen keq ndoshta per veten tende. Kudo berberet flas per ne Amerike kane kasat fiskale dhe te japin kupon. MOs u hiq kaq i dhembshur per berberet. Jep kuponin dhe nuk ke pune as me tatimoret,as me policine e as me dreqin e shejtanin. Me thuaj ku qendron e keqa e kuponit me perjashtim te interesit te tregtarit,berberit, apo kujdoqofte per te fshehur te ardhurat.

    • Ne USA nuk vjen njeri te marri dhe te fusi Brenda po mos more kupon tatimor.

      Perkundrazi une po bej parody qe ne vend qe te kapin peshqit e medhenj ato po merren me cironka qe nuk ja vlen barra qirane.

      Ne USA qe ta dish ti IRS merret me peshqit e medhenj me ata te mesem dhe pastaj me ata te vegjel po pati kohe dhe leke kurse ne e fillojme nga fundi.

      Dhe ta them une me siguri sepse kam qene ne USA me qindar here me shume se ti nuk e rruan njeri e more apo se more ta dhane apo sta dhane kuponin tatimor e jo me te fusin brenda.

      Eshte thjesht nje show e Rames ku populli varfe e ha sa krahu e te gjithe vjedhin sheshit miliona euro nuk cenohen.

      Te gjithe ne shqiptare e te huaj e dime kush jane hajdutet e kontrabadistet me te medhenj e nuk e Ditka Rama?????!!!!

      Ty te vjen keq per Rmaen e mua per veten e popullin.

  • Po Per Ben Ahmetajn e burrin e tij te motres , Nard Menen qe udheheq e perfiton nga te gjithe proceset e tenderave ne Gjirokaster nuk foli ne keshillin e ekonomise. ?Po per katastrofen e turpshme ne mjekesi dhe korrupsionin galopant te Beqes.? Ore vertete nuk e kupton ky qe ne 2 vjet nuk eshte perceptuar aq keq e kaq shpejt asnje kryeminister? Nuk ka 2 miq ky ti thone te verteten: 1. Reforma siperfaqesore, pa garanci rezultati, pa strategji, pa analize impakti. 2. Korrupsion i frikshem nga pothuaj te gjithe ministrat e rilindjes.3 arrogance qe buron me se shumti nga paaftesia per punen dhe nga dhuna e perditshme verbale qe ju ben kryeministri kryearogant e krye i paafte. 4. Situate e pashprese ekonomike. 5 Depresion qytetar qe perkthehet ne aplikime masive per llotarine amerikane. Si asnjehere me pare. 6.Konsumim deri ne neveri i kreativitetit per PR e show mediatik. 7. Media totalisht e blere dhe si asnjehere gojembyllur. Ah po, katastrofe zyra / drejtoria e komunikimit ne kryeministri dhe staf kryeministror totalisht i paafte.

  • JO,Taras jo ! Mbase keqen me shume se une ,po varet se ke ke pare. Eshte e vertet se nuk arreston njeri se nuk ka mar kupon,po eshte evertet se nuk ka lokal qe te mos jape kuponin. Ti mund te kesh qen disa here,po une kam jetuar 4 vjet atje….. Megjithe ate ju kini memdimin tuaj,por nuk i sherben per mire popullit qe te zbatoi ligjin . Si mendon ti eshte e drejte qe X vjedh energji nga shkalla ja valon kondicionerit dite nate,po ashtu gatuan me korent ,lan e shplan me koret , tundet e shkundet se eshte i” forte ” e ne jo te fortit t’i paguajme dritat atij ,pasi dritat e shkalles pjestohen sipas apartamenteve . PO ketu i mori shpirtin qeveria hajdutit ,apo ishte i varfer? Nuk jane trillime po jane fakte konkrete i nderuari Taras. Te faleminderit per mirekuptimin e nuk me hapet barku as per Ramen e as per Saliun e Lulin te cilet jane jo vetem hajdut ,por edhe vrases……..

  • O BE e qelbur, kujt po i rreh shpatullat!!!
    Vodhi miliona, vrau protestues, beri tradheti kombetare etj etj apo jane “demokratike” keto gjera. Pra BE e qelbur qe bertet per dekriminalizim, serisht provon se eshte ne anen e krimineleve…
    O Edi mos i pirdh fare keta plehrat e BE po bej reforma po duke filluar nga lart se te jete per BE, si kaike do shkojme se keta vetem demagog jane.

  • Qenka kthy Lul qyrrashi nga spanja, shpifes, hajdut po e po, mashtrues, torollak, me thoni qe ky kaushi ka nje gje pozitive, o kaushhhhh.

  • Kta te Dhomes Amerikane ja fusin kot
    jane reaksionare , e di rrrrrrrrrilindja qe ka mbaruar me 5-4 shkollen
    pastaj cfare i duam bizneset neve ? he mo per cfare na duhen ???
    ne mjafton qe kemi piktorin ,dhe ekspozita na hap ,dhe CEZit i fal leket sikur ja ka lene
    Kristaqi ….dhe 5 vjet burg i garanton per te gjithe
    tani do hapi dhe koperativat dhe ne rregull jemi mor shoke …..

    keta reaksionaret po folen perseri , te hyj ne fuqi pushkatimi pa gjyq …
    dhe varjen ne litar se kemi shume problem ,e kemi ves familjar ?

  • Me sa shof une Dhoma Amerikane e Tregetise nuk i paska detajet dhe informatat e duhura … Shume biznese Shqipetare , nuk kane paguar asnje detyrim ne shtet dhe akoma vazhdojne ta zvarrisin procesin ligjor kunder informalitetit … Shume biznese jane ne kondradita me ligjet e sipermarrjes se lire , konkurences se ndershme … Ato nuk kane ofruar asnje kontribut zhvillimi ne qeverine dhe shoqerine Shqipetare… Shume prej tyre kane rritur kredit e keqija , borxhet sa vijne e shtohen … Nuk kane shlyer asnje detyrim ne shtet , qe nga mos pagimi i energjise (drita-uje) … madje kane abuzuar me energjine , kane vjedhur … dhe deri tek kjo sot , ku po del fytyra sheshit … disa biznese , si apartamentet , perdoren per pastrim parash … Sikur te behet nje hetim per keto lloj biznesesh do te nxirren nje mal me te keqija … Po ngrihen shume pallate nga firmat private , sikur Shqiperia te jete Kina e dyte … Bizneset abuzojne me cmimet , gjate festave behet nami , konsumatori me shume , deri me dje, i eshte drejtuar shitesve ambulante per te bere pazar per festat e fundvitit … Nese informaliteti vazhdon , Shqiperia , nuk do te jete e afte te paguaj as administratat , dhe keto te fundit do te detyrohen , per shkak te pages se ulet te abuzojne me postet duke bere korrupsion … Pensionet nuk kane rritje gjithashtu … Shqiperia eshte ne prag falimentimi … dhe kjo ka dale sheshit … por deri dje kjo nuk dukej per shkak te Lazaratit , trafikut te madh nderkombetare , qe eshte per tu mbajtur mend ne historine e njerezimit sesi nje shtet i tere ka shitur lende narkotike … Por kjo nuk do te thote se droga sjell zhvillim apo permiresim … Zhvillimi dhe permiersimi vjen nga zbatimi i ligjit , kundra informalitetit dhe evazionit fiskal … te cilet sollen kolapsin e krizes ekonomike globale … Paraja duhet te qarkulloj … ashtu sic qarkullon gjaku ne vena … Nese nje biznes gjobitet dhe falimenton , nuk eshte faji i shtetit se ky biznes u falimentua nga nje gjobe , edhe pse me duket paksa abstrakte , “falimentoka nje biznes prej nje gjobe” … keqmenaxhimi i biznesit , qe nga abuzimi me cmimet , mos zbatimi i reformave te tatim taksave , apo klienteliste , komerciale – konkurnce etj … keto jane shkaqet … Shqiperia duhet te clirohet nga kjo ndotje e madhe ekonomike … kreditet e prapambetura , jane si ato plerat e hedhura rruges vende e pa vend … Biznesi i falimentuar apo i sekuestruat do ti kaloj nje sipermarresi tjeter , me ekonomik , i rregullt dhe te ndershem …

      • Ti zotri/zonje Nio duket se nuk je marre fare me biznes dhe me e pakta eshte te mos bejshe komente kur nuk e njeh fushen per te cilen diskutohet. Nje biznes i vogel gjate gjithe vitit ben nje xhiro vjetore jo me shume se 8 000 000 lek te reja. Pra eshte vetem xhiroja ndersa fitimin po e llogarisim 20 % = 1 600 000 lek. Po te marri gjobe 10 000 000 lek do te thote atij i duhet te punoje 5 vjet per te shlyer gjoben.
        Tani shkruaj dhe argumento perseri

  • TE GJITHA ATO PARA PER TE CILAT U GJOBITEN, BURGOSEN, U SHKATERRUAN BIZNESET E “QOFTEXHINJEVE”, NUK JANE AS NJE KAFSHATE E BANKERS PETROLEUM APO EDHE TE TJEREVE TE ATIJ KALIBRI.

    A JA VLEN?????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Degjo populli im! Hap vesh e mbaj mend: Kryemashtruesi flet per “kultin e mashtrimit”, e behet sikur “harron” se ka ardhur koha qe ate duhet ta terheqim zvarre, tok me kapon e tij!

    DRENICA E KUQE

  • Nuk ka faj i ziu,Lul Basha.Ai nuk e njeh Ameriken dhe rregullat e saj.Ai njeh “mire” Hollanden. Kur ishte dhe vete ne Hollande,punon ne te zeze,pa “kupon tatimor”,perndryshe do te jete i detyruar te deklaroje “pasurine” kur kthehet ne Shqiperi…

  • Degjova pergjigjen e Crawford per ate cka tha dje Rama lidhur me informalitetin. Rama tha se si veprohet ne amerike per evazionin fiskal apo per ato biznese qe nuk leshojne kuponin e shitjes. Me duket nje pyetje shume e drejte. Por Crauford kthen pergjigje se nuk di asnje shtet ne amerike qe te denoje qytetaret e vet se nuk merr kuponin tatimor. Pergjigja mu duk si ato te Lulushit, Me kete pergjigje duket qarte se keto biznese qe drejton dhoma tregetare e Crawfordit kerkojne , qe te pasurohen ne dem te interesave te ketij vendi.

  • moza kalia e vip me kiu kocallari te tiranes e dine ku i kane paguar tatimpaguesit leket qe tatimeve ne vend qe ti paguajne ne shtet. evazion ka me shumice per buxhetin por tatimpaguesit i paguajne taksat ne vendin dhe xhepin e gabuar.
    pa futur ketu se ku i cojne taksat pasi i mbledhin. dhe kur i fusin ne buxxhet ,ato qe arrine te hyjne ne buxhet ,dalin me shpejtesi per tendera jo per pune publike.qe na duhen.
    o milet o milet flini rehat ne injorancen tuj se shyqyr do zoti dhe s kuptojme gjithcka qe ndodh se atehere do vetevriteshim .po keshtu do vdesim gjithashtu por ne agoni, kur ta vendosi qeveria qe te vdesim. per momentin po na terheqin zvarre. dmth amin o qeveri qe po na zvarrit rrugeve por po na le te gjalle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *