Agjencia e OKB-së për refugjatët paralajmëron se gratë dhe fëmijët që janë dyndur drejt Evropës janë në rrezik të madh të bien pre e dhunës seksuale. Agjencia u bën thirrje vendeve evropiane t’i kushtojnë vëmendje këtij rreziku.
Zëdhënësja e Zyrës së Komisionerit të Lartë për Refugjatët tha se fëmijët janë nën presion në rritje në çdo vend ku kalojnë.
Sipas përllogaritjeve të kësaj agjencia, mbi 600 mijë emigrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia mbërritën në Evropë këtë vit përmes Mesdheut. Afro një e treat e tyre janë gra dhe fëmijë.
Në pikat e ndalimit, sipas agjencisë, ka filluar të shfaqet fenomeni i trafikut seksual. Fëmijët e pashoqëruar janë personat më të rrezikuar nga ky fenomen.

Po nga kush rrezikohen femijet , se refugjatet jane myslimane ata jane shume te ndershem as syte nuk u hedhin grave te botes se te vetat nuk i shikojne dot se cmenden fare po femijet nga kush rrezikohen nga te krishteret qe po iu hapin dyert?