Nga nesër në libraritë e vendit do të jetë romani i ri i Ben Blushit “Kandidati”. Në këtë prozë të tij të katërt autori i vendos ngjarjet në ditët tona, madje në një mjedis që ai e njeh shumë mirë, në atë mediatiko-politik. Fabula e romanit të ri zhvillillohet në sfondin e një palë zgjedhjeve ku si për çudi megjithëse kandidati i qytetit të Basenit vdes, ai arrin të zgjidhet sërish nga populli.
Por ajo me të cilën pritet të surprizojë libri i Blushit është se lexuesit do të gjejnë aty ngjashmëri me shumë nga personazhet realë të jetës politike dhe gazetarisë së sotme.
Përngjasimi i personazheve letrarë me ata realë është një taktikë e njohur e përdorur nga shumë shkrimtarë me qëllim të tërheqjes sa më të madhe të kuriozitetit të publikut, raporton Lapsi.
Megjithëse edhe në këtë rast ashtu sikurse ndodh rëndom, vetë autorët i mohojnë këto ngjashmëri, për shkak se ata i konsiderojnë personazhet e veprave të tyre si krijesa ekzluzive të fantazisë së vet.
Mbetet për t’u parë se përse Blushi vendosi ta titullojë romanine tij kandidati dhe se cili është personi real nga politika shqiptare që lidhet me personazhet e librit.

Ben mire te beje nje Roman per NANON.
Le te shpresojme se kesaj here do jete nje proze shqip, me shqiptare, per shqiptaret,
Dhe jo si Ishulli, monument per nje Krete te Imagjinuar Bizantinesh…
Ka pastrues rrugesh qe kane me shume vlere per shoqerine shqiptare se Ben Blushi.
Mendoj qe duhet vleresuar se pari ,cfare personaliteti ka ai qe shkruan dhe me kete lente duhet pare se cfare ka shkruar.
Dhe fare shkurt,kur Saliu vodhi hapur zgjedhjet e pergjitheshme,Blushi nuk zgjodhi perballjen me hajdutin,por zgjati ethshem duart drejt karriges se kryetarit te partise.
Dhe mbas kesaj,duke vegjetuar gjate ne karrigen me rrogen e majme te deputetit,vec vazhdon te shkruaje libra(si dfinosauri Dokle) dhe kur linte penen i kundervihesh ne menyre te eger asaj partie,para dhe mbrapa kraheve.
Keshtu fare qarte,blushi i vogel,me bemat e tij,ka hyre ne funderinat e historise,te ketyre koheve te trazuara. Dhe besoj ai qe do te mund te shmange neverine per autorin dhe do te kete qetesine per ta lexuar,do te shikoje nje autoportret te blushit:Duke kafshuar bishtin e vet e kemi pare te lehe neper studio,gjate neper gazeta dhe ja tani me liber.
Dhe neser Saliu,duke lexuar Blushin e vogel,ne vilen e grabitur buze detit,ka per te perjetuar nje orgazem te zgjatur.