Ekonomia jonë duket të jetë kaotike sepse vetë, “shprehja e koncentruar e saj” (politika) është e tillë. Një politikë pa lidhje e hallakatur deri në fazën e shterpësisë së ideve, mendimit kreativ dhe vizionit për të ardhmen. Strategjitë politiko-ekonomike janë po aq kazuale dhe pa ekuilibër sa është kazuale vet kjo maxhorancë dhe pa ekuilibër politika e saj. Kaluan 23 vjet pluralizëm ( nga të cilat, 13 vjet pushtetin e ka pasur e djathta) dhe ende askush nuk është në gjendje të perifrazoi identitetin e ekonomisë tonë kombëtare. A është, kjo jona, një ekonomi e bazuar te bujqësia, industria e lehtë, e rëndë apo është një ekonomi turizmi?! Personalisht, nuk di! Ajo që dimë, unë dhe cdo shqiptar, është fakti se kjo ekonomi në këto vite pluralizmi është “ushqyer” nga dy burime: nga shitja, privatizimi dhe dhënia me koncesion e resurseve kombëtare dhe nga të ardhurat e emigrantëve. Ky është fakt! Mëgjithë këtë fakt, politikanët e pushtetit aktual nga njëra anë përbaltin punën dhe veprat e së shkuarës (në psikologji thuhet se personat, që kritikojnë dhe përbaltin cdo ditë e përditë të shkuarën e tyre nuk kanë cka të thonë për të tashmen apo për të ardhmen, janë shterpëzuar mendërisht, nuk kanë më asnjë ide inovative, një alternativë të re) e nga tjetra, shesin, privatizojnë apo jepin me koncesion akoma sot e kësaj dite asetet e atij sistemi për të mbajtur gjallë një shtet kartoni dhe një ekonomi vetëm në letra. Ata, të djeshmit, ndoshta punuan keq, por ja që ndërtuan një sistem të profilizuar ekonomik. Ndoshta punuan edhe kot, por ja që qënka më mirë të “punoshë kot sesa të rrish kot”. Me atë punën e “kot” të prindërve tanë, dje, po përfitojnë miliona dollarë një grusht horrash të babëzitur, sot. Të mos flasim këtu për burimin tjetër, emigrantët, të cilët edhe pse kanë mbajtur gjallë ekonominë tonë janë trajtuar nga politika dhe shteti ynë si të ishin të një race inferior. Pyetja është: a kemi një identitet ekonomik ne? A prodhojmë ndonjë produkt tonin dhe, nëse prodhojmë, a kemi eksporte? A kemi ne një ekonomi kombëtare? Fatkeqësisht, jo! Ne nuk kemi ekonomi kombëtare sepse nuk kemi politika kombëtare. Kështu që, kur themi se nuk kemi ekonomi kombëtare nënkuptojmë që nuk kemi eksporte (përvec disa bimëve medicinal) e si pasojë jemi të varur pothuaj 100% nga prodhimi i importit. Dihet, një shtet që nuk ka eksporte apo që nuk ofronë, të paktën, kushtet minimale për turizëm, malor, detar apo kulturor qoftë, nuk është as autonom e as sovran. Si i tillë, është i detyruar të bëjë politikën e atyre vendeve nga të cilat është i varur ekonomikisht. Si rrjedhojë, kjo varësi ekonomike prodhonë varësin politike. Precizojë me forcën e fakteve se, është kjo lloj politike “fal” së cilës është betonizuar bregdeti, janë shkatërruar qendrat e turizmit dimëror dhe janë lën në mëshirë të fatit ato qendra antike që do të bënin xheloz dhe vet zotin po të viheshin në shërbim të turizmit kulturorë. Kështu që, kjo racë politike për të dal nga dëshpërimi ka gjetur rrugën më të thjeshtë, atë të shitjes së aseteve kombëtare nga njëra anë dhe “blerjes” së parave, nga FMN-ja apo BB-re, nga ana tjetër. Strategji të marrësh që e ka fundosur “Anijen Shqipëri” në nivelin më tragjik të borxhit të jashtëm, 4.16 miliard euro. Dhe më tej, në nivelin më të papranueshëm të borxhit të brendshëm, 61.51 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Një tmerr i vërtetë ! Në këtë lloj politikbërje, mungonë kapaciteti i një vizioni të qartë, mungojnë idetë, mungonë dëshira e shtetit për ta profilizuar ekonominë kombëtare mbi bazën e resurseve të sipërpërmendura duke bër gjithmonë rolin e tij, periferik ndaj sistemit dhe jo faktor kompromentues i intersave të sistemit. Nuk ka e nuk mund të ketë një shoqëri të zhvilluar nëse nuk ka një ekonomi të zhvilluar. Dhe,që të ket një ekonomi të zhvilluar, do të duhet minimalisht një politikë kombëtare për ideimin, projektimin dhe implementimin e strategjive ekonomike me qendër rëndese biznesin dhe produktin vendas. Kjo strategji do të shërbejë për ti dhën ekonomisë së vendit një pasaportë, një identitet të edukuar ku të dhënat e këtij të fundit të jenë domosdoshmërisht në harmoni me realitetin gjeo-social ku jetojmë. Sepse, për shembull, nuk mund të ketë ekonomi gjermane të zhvilluar në territor shqiptar dhe nga shqiptarët. Absolutisht jo! Ashtu si nuk mund të ketë dy filozofi të zhvillimit ekonomik pa një ekonomi të profilizuar që do të sillte rritjen e eksporteve “made in Albania”. Konkretisht, është absurde që në një vend me resurse të jashtëzakonshme turistike të propagandohet për zhvillim të industrisë së mbetjeve urbane apo atë atomike, si ëndërronë kryeministri ynë. Është i papranueshëm fakti kur nga njëra anë, posedojmë si shtet burime ujore më shumë se të gjitha shtetet e rajonit, dhe nga tjetra importojmë hidroenergjinë nga vende që nuk kanë as ¼ e pasurive tona ujore! Ose, të kesh kushte klimaterike për frutikulturë cilësore dhe nga ana tjetër të importosh portokallen nga Spanja dhe dardhën nga Argjentina! Apo, të kesh një nga bregdetet më tërheqëse në rajonë dhe nga ana tjetër të simuloshë “eksportin” e turizmit vendas drejtë Turqisë, Greqisë a gjetkë! Konkluzioni i këtj shkrimi është i qartë: filozofia e prioritetit ndaj prodhimit e biznesit vendas si dhe profilizimi ekonomik, përmes politikave orientuese të pushtetit në shërbim të instalimit të një ekuilibri midis resurseve natyrore, pozicionit gjeostrategjik, mentalitetit e resurseve njerzore, është celsi i zhvillimit cilësorë të një shteti.
