Rita Ora kërkon ndryshimin e klasës politike në Kosovë

redaktor

Rita Ora tashmë ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyeshme në Britaninë e Madhe.

Momentalisht, është ndër personalitetet më të kërkuara në ngjarjet e mëdha, këngët e saj kryesojnë toplistat botërore, ndërsa fytyra e saj zbukuron ballinat e shumë revistave të njohura dhe reklamave.

Mirëpo, ajo gjithashtu gjen kohë që të merret edhe me punën e ambasadores së nderit e Kosovës.

Kohë më parë gjatë një interviste për gazetën britanike ‘Independent’, ka deklaruar se qëllimi i saj është që të rinjtë e Kosovës t’i mësoj që të kenë fuqinë për të ndryshuar sistemin politik.

“Problemi është në sistemin arsimor.

Nuk e dimë se çfarë ndodh në politikë dhe prandaj njerëzit nuk votojnë.

Pse të votojnë kur nuk e dinë se çfarë po ndodh? Dua të ndryshoj sistemin arsimor dhe t’u ofroj atyre një formë të shkollimit kreativ”, ka deklaruar bukuroshja kosovare.

“Ajo që unë kam arritur, është rastësi e rrallë në vendin tim. Më duhet të gjej mënyrën që edhe të tjerëve t’ua mundësojë këtë”, ka shtuar ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *