Ku ndodhet Valamara?

redaktor

Valamara është mal me lartësi 2373 m në kufirin midis rrethit të Korçës, atij të Gramshit dhe të Pogradecit.

Në veri kufizohet me Gurin e Topit, kurse në jug me Lenien.

Është i ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj ultrabazikë. Ka forma të shumta të relievit akullnajor dhe liqene akullnajore (mbi 1600 m).

Në shpatin lindor buron lumi Shkumbin, kurse në atë perëndimor dhe juglindor Devolli.

Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura verore në pjesën e sipërme.

 

——

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

 

Share This Article
4 Comments
  • “Në shpatin lindor buron lumi Shkumbin, kurse në atë perëndimor dhe juglindor Devolli”- po ku i gjeni këto perla o injorantë të gjeografisë e injorantë të gjuhës shqipe.
    Lexoni o mjeranë e pastaj shkruani.

    • Per Shkumbinin i sakte eshte percaktimi, ndersa per Devollin ke te drejte. Buron do te thote fillon, dhe me sa dime rrugetimin e nis nga Greqia, kalon neper Fisher e Devollit, etj etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *