Pse diskreditohet Fevziu

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Po dëgjoja në “Opinion” bashkëbisedimin e z. Fevziu me Kryeministrin. Me keqardhje e them se argumentet që ai përdor në mbështetje të pyetjeve të tij “ngacmuese”, shpeshherë janë të pabazuara në fakte. Nuk mendoj se mund të jetë fakt një shkrim i RD-së kur dihet se çfarë nxjerr ajo nga “goja” kundër qeverisë e sidomos kundër Edi Ramës. Nuk jam ndonjë tifoz ultra, por është i vetmi nga kryeministrat që kemi përjetuar që po mundohet të vërë bazat e një shteti ligjor. Bile në dëm të reputacionit të tij, pasi siç e kam thënë edhe më parë, neve si popull jemi mësuar të mos i kemi fort për zemër. Fakti që për të pyetur një kryeministër duhet që të mbështetesh në fakte e jo në thënie, e diskrediton emisionin. Them se programe të tilla ballafaquese na duhen shumë, por mendoj se përpara realizimit të tyre duhet më shumë punë hulumtuese që e bëjnë të vlefshme një përballje të tillë debatuese. Ndryshe në vend të tyre kemi plot e plot gazeta e që natyrisht nuk janë në nivelin e një gazete qendrore perëndimore ose amerikane ku përgjegjësia për ato që shkruhet është jetike për vetë gazetën. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *