Grabitësi “zbulon” veten duke blerë një makinë të shtrenjtë. Efektivët e policisë arrestuan autorin e grabitjes së filialit të Postës Shqiptare në Elbasan, më 15 tetor të këtij viti.
40-vjeçari Marcelo Kuqaj, nga fshati Marinez në Elbasan, arriti të merrte 1.5 milionë lekë. Grabitjen Kuqaj e realizoi i vetëm, i maskuar dhe duke kërcënuar punonjësin me një send si ato të armeve të zjarrit automatike. Pas grabitjes, ai u largua në këmbë në lagjet e qytetit dhe më pas jashtë tij.
Policia ka sekuestruar prova materiale të përdorura nga autori gjatë momentit të grabitjes, ku në banesën e tij u gjetën çanta me të cilën transportoi paratë, rrobat e përdorura, doreza plastike dhe një kapele sportive.
Ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia këtij shtetasi iu sekuestrua një automjet “Benz C Class” me targa AA 874 MJ, që sapo e kishte blerë për shumën e 4 mijë eurove.


Shif si nrifet katunari.I paska ardhe hakut Enveri ktyne.