Palermo shtang Interin

Dita

Inter dhe Palermo kanë barazuar me rezultatin 1-1.

Mirëpo, rezultati është shënuar në barazim vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, pasi Inter më herët ishte në avantazh.

Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat shënuan nga një gol.

Ivan Perisiç shënoi në të 60-tën minutë për Inter, duke e bërë të besueshme fitoren e zikaltërve sonte.

Por, Alberto Gilardino ka befasuar Interin, duke e barazuar rezultatin në minutën e 66-të të takimit.

Për Interin gjërat shkuan keq e më keq, pasi mbeti me 10 lojtarë, me largimin nga fusha të Murillos, që u ndëshkua me të kuq.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *