Tjetër fitore për Bayern, Mehmedi i dhuron 3 pikët B. Leverkusen

redaktor

Bajerni i Mynihut mundi 4-0 Këlnin në javën e 10-të të Bundesligës për suksesin e 10 për ekipin e Guardiolës, që është njëkohsisht dhe fitorja e 1000 në Bundesligë, për ekipin më të titullar në Gjermani.

Përballë Këlnit, bavarezët e patën gjithcka mjaft të thjeshtë duke vuajtur deri në momentin që gjetën golin e parë me Robbenin, pasi më pas gjithcka u bë e thjeshtë.

Në të 40-tën ishte Vidal që ngriti shifrat në 2-0 pas një këmbëngulje në krah të afrimit të verës Koman. Në pjesën e dytë në të 62-tën, Lewandowski nuk harroi të shënonte dhe ai duke ngritur rezultatin në 3-0.

Ndërkohë që në të 78-tën vulosi takimin me golin e 4-0 Thomas Muller. Një fitore që shkëput për momentin 10 pikë kampionët e Gjermanisë ndaj ndjekësve më të afërt, aq sa pas vetëm 10 javësh duket sikur çështja e titullit është mbyllur sërish në Bundesligë.

Leverkusen këtë vit ka hedhur jo pak hapa fals, megjithatë e sigurtë është që publiku i “Bayarena” është ai që po argëtohet më shumë në këtë sezon, aq më tepër që përmbysja e skuadrës së tyre këtë herë ia vlejti pasi në ndryshim nga mesjava europiane solli një fitore 4-3 ndaj Stuttgartit.

Ndërkohë Hertha Berlin u rikthye te fitorja pasi mundi me rezultatin minimal 1-0 Ingolstadt, falë golit të realizuar nga Weiser pas vetëm 11 minutash lojë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *