Gjykata e Durrësit dha dje masën e sigurisë 20 ditë burg për Pëllumb Tudën, pronari i disko “Kolombos” në qytetin bregdetar, i denoncuar nga ish-banakierja për shfrytëzimi për prostitucion.
Biznesmeni 46 vjeçar u arrestua tre ditë më parë, teksa vajza 26-vjeçare, me inicialet M.P., pretendon se për një vit e gjysmë u shfrytëzua për qëllime prostitucioni dhe Tuda i mori të gjitha fitimet, ndërsa e kërcënonte që të vijonte aktivitetin në disko.
Dëshmitë dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës për trupin gjykues të kryesuar nga Anita Mici, kanë qenë të pamjaftueshme për të vërtetuar akuzat e ngritura nga 26-vjeçarja. Në këto kushte trupi gjykues dha masën 20 ditë burg, deri në sigurimin e provave të tjera.
Tuda ka mohuar akuzën e ngritur duke e konsideruar sajesë dhe hakmarrje të 26-vjeçares. Vajza ka deklaruar përpara hetuesve se 46-vjeçari e ka detyruar nëpërmjet dhunës fizike të prostituonte, kur ishte e punësuar si banakiere në biznesin e tij.
Tuda rezulton se është ndaluar edhe më herët nga policia e Durrësit për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, vepra për të cilat nuk është dënuar.
