Paloka: Miku i Edi Ramës miliona euro për ‘Jaguarët”, tenderi pa garë

Saimir Lleshi

Për opozitën, vetëm dy ndërtues në Shqipëri po marrin miliarda nga paratë e taksapaguesve, ndërsa kryeministri Edi Rama ka bllokuar ndërtimin në të gjithë vendin. Kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka, përmendi dy emra ndërtuesish, që sipas tij, por marrin miliarda lekë.

I pari, Carapuli që ngriti sarajet e Ramës në Surrel, merr 5 miliardë lekë nga OSHEE, në një tender të fryrë dhe me fitues të paracaktuar. Ndërtuesi  tjetër personal i Ramës, ai i vilës së tij në Dardhë, Papuli, merr miliona euro për Jaguarët luksozë që i duhen qeverisë, do marrë miliona euro për shërbimet që do u bëjë, dhe në fund, pas kontratës, makinat janë sërish pronë e tij”, theksoi ai.

Paloka tha se fituesi është i paracaktuar ndërsa kriteret bëhen sipas të interesuarit. /Dita/

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *