PD: Rama votoi kundër hapjes së vendeve të reja të punës

anazapta

PD akuzon sërish kreun e Partisë Socialiste për mosvotimin e ligjeve. Në një deklaratë për mediat, Eno Bozdo tha në emër të PD-së se Rama nuk është i interesuar për rritjen e punësimit në Shqipëri.

“Vetëm në një vit 45 mijë shqiptarë u punësuan. Zoti Rama i detyroi deputetët të votojnë kundër çdo fondi që punëson shqiptarët, kundër ndërtimit të 10 mijë km rrogë të reja, terminalit të ri në portin e Durrësit dhe të gjitha koncesioneve. Rama votoi kundër hapjes së çdo vendi pune, sepse e vetmja punë për të cilën ai është në merak është se si të jetë i vetëpunësuar në PS. Rama fshihet pas blogjeve në dhomën e tij ngjyrë manushaqe. Plani për rritje taksash krijon papunësi dhe e ka shndërruar zotin Rama në macen e zezë për biznesin shqiptar”, tha Bozdo nga selia blu.

Share This Article
3 Comments
  • Mos e demasko kaq shume se e ke doren e rende ti. 😛
    Po sikur te mos jesh ne liste per deputet a do e vazhdosh huqin e te folurit me doren mbi goje? 😀
    Ca funksioni ka ky ne PD?

  • Eno te eshte hapur shume vrima tek hunda si duket po punon nga poshte.Coji ndonje pakete cigare Ardian Prenjasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *