LSI: Reforma në drejtësi pa konsensus e paplotë

Saimir Lleshi
Nenkryetari i Bashkise Petrit Vasili dhe zv/ministri i Transportit Ylli Manjani, gjate nje mbledhje te Komitetit Drejtues Kombetar te LSI, ku pritet te zgjidhet kreu i ketij komiteti.

LSI ka caktuar një zëdhënës në lidhje me reformën në drejtësi. Ylli Manjani u prezantua nga Petrit Vasili në selinë e kësaj partie, ndërsa theksuan se pas përmbylljes së procesit të dekriminalizimit, duhet të nisë menjëherë reforma në drejtësi. Vasili thotë se një proces i tillë duhet të mbyllen me konsensus të gjerë.

“Është tepër e rëndësishme të përmbyllet sa më shpejtë dhe me konsensus të gjerë politik, pasi qeveria nuk ka më kohë për të humbur, për t’u fokusuar në gjëra të tjera më të mëdha, me të cilat përballet vendi”, theksoi ai.

Reforma në drejtësi nga ana tjetër është më e rëndësishme. Vasili thekson se ajo ndikon drejtpërdrejt në procesin e integrimit të vendit. “Kërkon gjithashtu ecjen në rrugën e mirëkuptimit politik, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme në procesin e integrimit të vendit, por edhe sepse është një sfidë që kërkon zgjidhje”, tha Vasili.

“Kjo reformë përban një listë të gjatë me projektligje, të cilat janë të një rëndësie të veçantë dhe kanë nevojë për debat publik dhe pasjen e një konsensusi të gjerë. E nëse nuk bëhet me konsensus, atëherë reforma në drejtësi, do të ishte e paplotë”, thotë Ylli Manjani. /Dita/

 

Share This Article
2 Comments
  • E more Ylli i LSI se,ke shume te drejte qe kerkon konses me te gjithe,por a mendon ti se do te japi ndonjhere knsesus Sali Berisha dhe Lulzim Basha per reformen ne dretesi,qe te perfundoje sa me shpejte,kjo eshte e pa mundur se ne te kundert ata do te firmosin burgun per te gjitha krimet,qe i kane bere ketij populli per 25 vjet,me vrasje,me shkaterrime te ekonomise,me vjedhie etj.Kete reforme duhet ta beni si koalicin dhe me aleatet nderkomtar dhe mos prisni nga ata qe bejne krime dhe kane pergjesi direkte.

  • NJE REFORME QE TE QUHET “PREJ VERTETI” DUHET TA NISE PUNEN ME BURGOSJEN DHE SEKUESTRIMIN E PASURISE TE ILIR METES DHE SALI BISHES.

    CDO LLOJ PSEUDOREFORME QE KA KONSENSUSIN E ILIR METES DHE SALI BISHES ESHTE MASHTRIMI I RRADHES PER POPULLIN TONE SYTOP DHE SYPETRIT.

    TE GJITHE TEK PARLAMENTI TE ENJTEN DI DJEGIM TE GJALLE KRIMINELAT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *