Që shqiptarët i duan shumë fasulet, ky është një fakt që dihet tashmë. Lidhja me këtë perim është aq e lashtë saqë është e vështirë të gjesh zanafillën e tyre në vendin tonë.
Fasulet janë ushqimi kryesor në tryezat e amvisave shqiptare. Ushtarët i hanë edhe për mëngjes, ndërkohë që gjatë periudhës së Komunizmit për shumë fasulet ishin ushqimi parë dhe i vetëm. Ishte ushqimi i të varfërve, por edhe i të privilegjuarve.
Mesatarisht shqiptarët konsumojnë 5-6 kilogram fasule për frymë në vit, duke i kapërcyer të gjitha vendet e Bashkimit Evropian për nga niveli i konsumit. Por gjithsesi prodhimi jonë prej 15 kv/ha vazhdon të mbetet i ulët.
Për vitin 2013, në vend sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë janë prodhuar 28 mijë ton fasule nga 14.192 ha në të gjithë vendin, ku qarku i Fierit ka prodhimtarinë më të lartë me 6,393 ton, i ndjekur nga Elbasani me 5,699 ton dhe Korça me 3,457 ton fasule. Ndërkohë që përsa i përket eksporteve jemi pak mbrapa.
Shqipëria renditet në vendin e 87-të në botë për eksportet e fasules. Në vitin 2014 vlera monetare e eksporteve kapi shifrën e 20.207 Dollarëve amerikanë, ndërkohë që fqinji ynë Maqedonia për të njëjtën periudhë ka ekportuar më shumë se dyfishin duke kapur vlerën e 49.893 Dollarëve.

po per pordhe si jemi mo aman.