VIDEO / Juncker “puth” Ramën para kamerave

Dita

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, njihet për veprimet e tij qesharake gjatë takimeve zyrtare.

Nëse në disa nga takimet e mëparshme “fiksimi” i tij ishte t’i gjuante me shuplakë liderëve, për kryeministrin Edi Rama këtë radhë kishte rezervuar një takim të “zjarrtë”.

Kreu i qeverisë shqiptare i zgjati vetëm dorën kreut të KE-së, kur u tërhoq me “dhunë” nga ky i fundit, i cili e puthi nga të dyja faqet. Rama e priti me të qeshur reagimin e Juncker, i cili njihet tashmë për shakatë e tij gjatë takimeve serioze.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *