Qëndrimet e Nard Ndokës kundër femrave, Harito: Maskilist!

Dita
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja per Inovacionin dhe Administraten Publike, Milena Harito, gjate ceremonis se mbylljes se "Javes se Inovacionit", organizuar ne Muzeun Kombetar.

Deputeti Nard Ndoka deklaroi se femrat duhet të konkurrojnë vetë në politikë, pasi kur vijnë me listë, ato po prishin balancat pasi janë më oportune ndaj linjës së kryetarit.

“Kështu ato acarojnë edhe vetë komunitetin, siç ishte një rast përmbytjesh, kur një femër që ndodhej në listën e këshilltarëve të bashkisë ofendoi koleget e saj, me epitete banale, pse nuk ngrinin zërin për përmbytjet, por ishin në këshill vetëm për të ulur e ngritur kartonët”.

Por ndaj këtij qëndrimi ka reaguar ministra e Inovacionit Milena Harito, e cila nga profili i saj në Facebook shkruan: “Deklaratë tipike maskiliste nga N.Ndoka. E paimagjinueshme nga një politikan në çdo vend të zhvilluar. Besoj asnjë prej zonjave në politikë, në cilëndo parti, nuk ka pse të presë mësime prej tij”.

 

Share This Article
5 Comments
  • KJO QE THOTE NDOKA ESHTE SHUME E VERTETE,

    PERSE DUHET TE KETE KUOTE PER GRATE?????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    TE KONKUROJNE SI GJITHE TE TJERET, KUSH E MERITON TE FITOJE.

    POLITIKA ESHTE PER TI SHERBYER PUBLIKUT DHE JO GRAVE???!!!!

  • Nuk kuptova, kjo Ministre kundershton Nardin per princip apo mund ta kundeshtoje me argumente…Se me duket me llogjike dhe argumente Nardi eshte ok!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *